Nga Aurenc Bebja*, Francë
“L’Avenir” ka botuar, të premten e 9 majit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vdekjen e mistershme të dy vëllezërve amerikanë Coleman, njëri në Kaliforni dhe tjetri në Shqipëri (pas një atentati në Mamurras), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një çështje trashëgimie e komplikuar
Dy vëllezër që vdesin në të njëjtën kohë (orë), njëri në Kaliforni dhe tjetri në Shqipëri
New York, 8 maj. – Chicago Tribune shkruan:
“Pas vdekjes së z. Robert Coleman, financieri i San Franciskos, një nga dy tregtarët amerikanë që u vranë nga banditë shqiptarë më 6 prill, avokatët janë në mëdyshje për trashëgiminë, sepse, në të njëjtën kohë, vëllai i tij, z. William Coleman, vdiq në shtëpinë e tij në Kaliforni.
Z. William Coleman vdiq në orën një të mëngjesit (natës), me orën e Kalifornisë, ndërsa z. Robert Coleman vdiq në dhjetë të mëngjesit, me orën shqiptare. Duke llogaritur diferencën nëntë orë, të dy vdiqën në të njëjtën kohë.
Trashëgimia e një prone me vlerë rreth 500.000 dollarë varet nga njohja e saktë e minutës që vdiqën të dy vëllezërit, në mënyrë që të dihet se cili nga të dy vdiq i pari.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…
Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…
SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…
Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…
Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…