<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“ Përfundimisht ZEUSI ishte PELLAZG “ -Mathieu Aref

Në lundrimet e mia me barkën e vogël nëpër Oqeanin e madh të Pellazgjisë shpesh rrëmbehem nga valët e mëdha të mohimit , të injorimit dhe të tëhuajsimit të historisë . Fatbardhësisht që në atë det të trazuar dhe i cili si duket i duhet edhe shumë kohë për t`u qetësuar , më ndihmon anija e madhe tejoqeanike e cila përveç që hulumton i përballon edhe ato valët që i përmenda më lartë.

Është kënaqësi e veçantë dhe krenari e madhe kur bazohesh në ato të shkruarat e Zotit Mathieu Aref , të cilat e kanë një pathyeshmëri të përjetshme dhe i përballojnë edhe zërat më të fuqishëm antishqiptar.
« Zeus mbret, Dodonas, perëndi e hershme, Pellazg, i cili mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve, të profetëve me këmbë të palara kurrë dhe që flenë përdhé… ». Domethënë përfundimisht ZEUSI ishte PELLAZG ! -kështu me vendosmëri e thotë historiani Mathieu Aref .
“Përsa i takon Zeusit, elementi thelbësor i zanafillës së tij etnike, përveç përputhjeve gjuhësore me shqipen e sotme dhe epiteteve të shumta të Homerit, duke i cilësuar Pellazgët hyjnorë dhe historia e tij « i lindur në një « Shpellë » në malin Ida në Krëtë (fjalë që rrjedh nga gegënishtja « Kre, kretë » dmth toskërisht « krye, kre, krërë » apo kokë), është ajo frazë e përmendur në Iliadë (Kënga XVI, 234/236), e cila provon zanafillën pellazge të Iliadës (e vetmja fraza e shpëtuar nga ndërfutjet e ndryshme dhe që i ka shpëtuar manipulimeve të logografëve grek).”
Valët përplasen në anijen e madhe por thyhen dhe kthehen mbrapa për të marrë sulmin e ri, por historia e fletë të vërtetën ; “Mbetjet arkeologjike megalitike apo ciklopike, të cilat gjenden jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por edhe në Europën Perëndimore, fortifikimet e Mikenës, Argos, Tirintit apo Pilos dhe «pelargikoni» (muri i parë rrethues i Akropolit të Athinës) dhe mbetje të tjerë, a nuk janë vërtetuar nga arkeologjia ? Gjithsesi, asgjë «greke» nuk gjendet në të gjitha këto ! “ ( M.A.)
“Kjo gjuhë e Perëndive («e ndryshme nga ajo e njerëzve» d.m.th e grekëve – cf. Iliada I/ 379 – 415) ashtu siç e cilësonte Homeri, gjuha e «Zeusit pellazg dhe dodonas» (Iliada XVI / 233, 234), është më se e gjallë : gjuha shqipe e sotme, e ruajtur pothuajse e paprekur, qysh prej mijëvjeçarësh, në malet e pamposhtura të rajoneve shqipfolëse, vatra e të cilave është Shqipëria e sotme dhe trojat e saj shqipëfolëse. A nuk ka aty një lloj «fosile të gjallë», e cila na sjell provën se këta Pellazgë ishin pikërisht stërgjyshërit e Thrako-Ilirëve dhe të pasardhësve të tyre të fundit, Shqiptarët të sotmë ? Gjuha shqipe a nuk arrin të dekriptojë apo të deshifrojë shumicën e emrave të mitologjisë (e mbiquajtur greke) si dhe teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe antroponimet të Iliadës/Odisesë dhe të një pjese të madhe të Europës dhe në veçanti të rajonit danubo-ballkano-egjeas ? “
Kush iu bën ballë këtyre pyetjeve dhe të mohon atë se çka e shkruan Zoti Aref :” Nëse grekët do të kishin patur stërgjyshër europianë (Gadishulli të Europës juglindore, Egje…), si u shfaqën ata si me magji, pa lidhje të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta, pas katër shekujsh të mbetur krejt memece ? Si mundet që një popull që është bërë aq prestigjjioz, mund të dilte nga «hiçi» ? Si mundet (pa asnjë provë) të nxirret se rrjedh nga ky hiç ? Përse nuk është menduar se ky popull nuk mund të rridhte nga Pellazgët (popull autokton dhe me fise të ndryshme), por mund të vinte nga diku tjetër ? Përse janë fshehur pohimet e atyrëve autorëve antikë, të cilët saktësojnë se Pellazgët, popull barbar (d.m.th jo greqisht-folës), ishin banorët e parë të Gadishullit të Europës Juglindore, Egjeut dhe të Azisë se Vogël, përpara mbërritjes së Grekëve, dhe sidomos ishin paraardhësit e Grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre ? Pra, pushtuesit helenë nuk mund të ishin trashëgimtarë të një qytetërimi autokton dhe të mëparshëm në kohë ndaj qytetërimit të tyre !
Falë anijes së madhe që në momente të caktuara më del krah vijmë në përfundim : “Në një mënyrë të lehtë do të përfundoj këtë shkrim më një ekuacion që rrjedh nga ky silozishëm i qartë : Pellazgët ishin paraardhësit e Thrako-illirëve që flisnin gjuhën e tyre dhe Shqiptarët sot flasin gjuhën e Thrako-ilirëve domethënë Shqiptarët janë Pellazg. “
I madh jeni Zoti Mathiu Aref !
Shkruan: Fahri Xharra

postbck postbck

Recent Posts

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

6 minutes ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

32 minutes ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

45 minutes ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

54 minutes ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

19 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago