<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Në “Muzeun e jetëgjatësisë”, mes dëshmive dhe sekreteve të njerëzve që kanë jetuar për 150 vjet

Një numër i madh destinacionesh në botë kanë tërhequr shpesh vëmendjen e turistëve, për banorët e tyre jetëgjatë dhe sekretin e të jetuarit shëndetshëm. I tillë është dhe Azerbajxhani Jugor, shtëpia e tri rajoneve; Lankaran, Nagorno-Karabak dhe Lerik që vlerësohen të jenë vendet me përqendrimin më të lartë të 100-vjeçarëve, në Kaukazin jugor.

Lerik, një rajon pranë kufirit iranian, në malet Talysh, njihet veç të tjerash dhe për një muze tepër të veçantë, të njohur si “Muzeu i jetëgjatësisë”. I ndërtuar më 1991, muzeu mban më shumë se 2000 ekspozita që dokumentojnë jetën dhe kujtimet e banorëve më të vjetër të rajonit, kryesisht përmes fotografive, që datojnë që nga vitet 1930, si dhe objekteve personale që ata kanë mbajtur.

Një histori interesante, e dokumentuar në muze, është ajo e një bariu, Shirali Muslumov, që supozohet se jetoi deri në 168 vjet. Në pasaportën e tij, shkruhet se ai ka lindur më 1805 dhe ka vdekur më 1973.

Pasaporta e bariut, Shirali Muslumov, që ka lindur në vitin 1805 dhe ka vdekur, më 1973

Nëse kjo është e vërtetë, kjo do ta bënte atë personin më të vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Në muze ruhet dhe një kartolinë që udhëheqësi komunist vietnamez, Ho Chi Minh, i dërgoi Muslumov, duke e përshëndetur me përkëdheljen, “I dashur Babagjysh!”.

Ky gjen i jetëgjatësisë duket se trashëgohet edhe në familje. Vajza e tij 95-vjeçare, Halima Qambarova, thotë për CNN Travel, se ajo mund të mos jetojë deri në 168 vjeç, si babai i saj, por të paktën shpreson të jetojë deri në moshën 150 vjeç, si gjyshi i saj, ose 130, si tezja e saj. Qambarova e cila ruan dhe flet një dialekt të folur nga vetëm 200 000 njerëz, thotë duke qeshur se ndihet vetëm 15 vjeç.

“Sekreti i jetës së gjatë është ushqimi i mirë, mineralet në ujin e burimit, barishtet dhe çajrat që ne konsumojmë për të parandaluar sëmundjet”, shprehen banorët e Lerik. Ata këmbëngulin se kurrë nuk kanë marrë ndonjë ilaç. Gjithashtu, konsumimi i mishit, produkteve të qumështit, por mbi të gjitha ajri i pastër i maleve të larta të Talysh janë faktorë që, sipas tyre, i kanë bërë ata banorët më jetëgjatë të Kaukazit.

“Qetësia e mendjes është pjesë e sekretit të tyre”, thuhet në një udhëzues në muze. “Ata qëndrojnë larg stresit, duke jetuar pa shumë planifikim ose shqetësim për të ardhmen.”

Megjithatë, vitet e fundit ka një rënie të numrit të banorëve mbi 100 vjeç, dhe sot të tillë janë vetëm 11 persona, në një popullsi lokale prej 83 800 banorësh. Studimet dhe vetë banorët fajësojnë për këtë, lëvizjet drejt qyteteve si dhe ndryshimet në mjedis.

Halima Qambarova, 95 vjeç
Mammadkhan Abbasov, 103 vjeç

postbck postbck

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

24 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

1 day ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

2 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

2 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

3 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

4 days ago