Europa dhe Amerika po largohen çdo vit. Sipas të dhënave të fundit kontinentet po largohen me 4 centimetra në vit nga njëri-tjetri gjeologjikisht. Shkaku mund të jetë si pasojë e një mase që nga korja e tokës në afërsi të Oqeanit Atlantik shtyn me forcë. Ky është konkluzioni i një studimi të universitetit britanik të Southhampton dhe i publikuar në revistën e zbulimeve shkencore Nature.
Sipas gjeologëve, në tre kontinentet e Afrikës, Europës dhe Amerikës, gjendet një vargmal nënujor që shtrihet nga Poli i Veriut deri në Antarktidë dhe që ndan pllakën Euroaziatike nga ajo amerikane. Dhe pikërisht përgjatë saj që nga thellësitë e tokës po ngrihet një material për të mbushur boshllëqet mes dy pllakave që po ndahen.
Deri më sot nuk njihej natyra e lëvizjeve, por tashmë sizmologët e Southhampton kanë zbuluar gjurmë të ngritjes më në sipërfaqe të ujërave të thellë të planetit që vendin e origjinës e kanë diku mes kores së tokës dhe bërthamës, ose më saktë pjesës së mantelit. Ky proces nis në 600 km thellësi, pikërisht nën vargmalin nënujor të sipërpërmendur dhe shkakton largimin e dy kontinenteve, pra Evropës me Amerikën.
Ekspertët shprehen se falë rezultateve të tanishme, u arrit në konkluzionin sesi brendësia e Tokës është e lidhur ngushtë me Pllakat Tektonike.
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…