Më 11 Maj 1771, në një burg të Stambollit lindi Dhaskarina Pinoçi (Bubulina), luftëtarja më e njohur arvanitase. Bubulina ishte e bija e Stavro dhe Skevo Pinoçit. I ati Stavro, ishte një kapedan deti shqiptar (arvanitas) i burgosur në Stamboll. Pas vdekjes së tij e ëma dhe Bubulina kthehen në Hidra. Emri Bubulina i mbeti pas vdekjes së burrit të dytë, Dhimitër Bubulit. Fama e saj si detare dhe luftëtare, mbushi Europën e Perandorinë Osmane. Pikturat e saj u publikuan në qendrat kryesore të Evropës, si Parisi, Londra, etj. Dhaskarina u vra në Speca nga dora e një shqiptari (arvanitasi) tjetër, Kristo Kuçi, vajza e të cilit u rrëmbye nga i biri i Bubulinës.
Micky Haxhiislami, Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history /InforCulture.info
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…