<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ku ndodhet universiteti më i vjetër në botë dhe si u themelua nga një grua myslimane

Për shekuj me radhë, njerëz të shumtë kanë shkuar në qytetin Fez të Marokut në kërkim të njohurive nga librat e ruajtura në bibliotekën antike të Al-Qarawiyyin, por sidomos në universitetin që gjendet krah bibliotekës, që është po ashtu më i vjetri në botë. Institucioni është vetëm 30 vjet më i ri se vetë qyteti Fez. Universiteti më i vjetër në botë, Al-Qarawiyyin, sipas Rekordeve Guiness, u hap në vitin 859 pas Krishtit.

Fillimisht u ndërtua një bibliotekë, mandej një xhami dhe universiteti, nën kujdesin e Fatima al-Fihri, e bija e një tregtari tunizian shumë të pasur, pas vdekjes së të cilit, të gjithë trashëgiminë e tij, Fatima vendosi ta përdorë në funksion të arsimit dhe kulturës. Kështu Fatima al-Fihri njihet zyrtarisht për themelimin e universitetit dhe bibliotekës më të vjetër në botë. Nga historianët, për jetën e saj dihet pak, data e lindjes dhe vdekjes po ashtu nuk dihet saktë, por dëshmohet fakti se ajo njihej edhe përtej Marokut, për bamirësitë dhe ndihmesën që u dha shumë studentëve, qoftë djem dhe vajza, për t’u arsimuar.

Universiteti i Al-Qarawyyin konsiderohet universiteti më i lashtë në botë që ende funksionon, duke paraprirë universitetet e para evropiane. Këtë faktojnë UNESCO dhe Rekordet Botërore Guinness, të cilët thonë se universiteti u themelua fillimisht si një xhami, por që mirëpriste nxënës për të mësuar shkrim e lexim. Në këtë kuptim, ajo i paraprin Universitetit të Bolonjës (themeluar në vitin 1088 Pas Krishtit), për më shumë se dy shekuj.

Të diplomuarit në këtë universitet kanë qenë të shumtë; si poetë, astronomë, mjekë, historianë nga e gjithë bota, si dhe një numër i madh personalitetesh, ndër to edhe Papa Silvester II. Ende dhe sot universiteti ruan mënyrat e tij tradicionale të mësimdhënies, duke i ulur studentët në një gjysmërrethi, të quajtur “halqa”, rreth mësuesit.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

22 hours ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

22 hours ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

23 hours ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

23 hours ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

1 day ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

1 day ago