<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kisha e shekullit XV çelet për besimtarët

“Dikur motit abaci benediktine, përmendet ndër dokumentet historike të paktën që në shek. XV – kisha e Shëlbuemit në Selitë.”

Kisha e hershme u rindërtua nga familja e Nikollë Bushkolës, nga Lëkunda.

Kisha e Shëlbuemit në Selitë të Mirditës, e ndërtuar rreth viteve 1830 – por përmendur shumë më herët, si më lart – është rikthyer në identitet dhe pritet të hapë dyert për besimtarët e krishterë, pikërisht në ditën e festës së Shëlbuemit, më 13 maj.

E lënë në harresë nga institucionet prej 7 dekadash, ky objekt kulti ruan vlera të rralla historike të trashëgimisë kulturore, teksa pas shembjes nga regjimi komunist, kishës i kishin mbetur themelet dhe pak nga muret anësore.

Kjo nuk i pengoi banorët e fshatrave të Selitës, që edhe përgjatë diktaturës të shkonin në kishë, për të kryer ritet fetare si të parët e tyre, teksa pas demokracisë u rikthyen ritualet fetare, tashmë në liri.

Në një kohë kur shteti dhe institucionet heshtën për vite me radhë, për të rikthyer këtë objekt kulti në identitet, mendoi familja e Nikoll Bushkolës, i cili, së bashku me të birin Agustinin dhe vëllezërit, vendosën që me një pjesë të kursimeve të fituara në emigracion të rindërtonin këtë kishë.

Punëtorët që morën përsipër ndërtimin e kishës, veç banorëve të zonës, janë edhe banorë të besimit mysliman të Dibrës e Matit, të njohur për bashkëjetesën në harmoni me vëllezërit e tyre mirditorë dhe mjeshtra të punimit të gurit.

Objekti i rindërtuar do hapë dyert për besimtarët katolikë, nga mbarë Mirdita dhe Shqipëria.

postbck postbck

Recent Posts

Karakolli në qafën e Çajupit, ndërtim unikal në tipologjinë e tij

Veçanti nga e përgjithshmja përbën karakolli i Çajupit ose siç e quajnë vendasit “Taborri i…

12 hours ago

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

1 day ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

2 days ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

4 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

4 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

4 days ago