Një foto e rrallë është publikuar sot nga ngritja e flamurit shqiptar në Shkodër në vitin 1913. Siç edhe e përshkruan historiani Kastriot Dervishi këtë foto, të pranishëm kanë qenë edhe pesë përfaqësues nga fuqitë e mëdha botërore.
“Më 28 nëntor 1913, ora 10.00, në përvjetorin e parë të pavarësisë u ngrit flamuri kombëtar edhe në Shkodër. Qyteti administrohej në atë kohë nga një komision ndërkombëtar. Ceremonia u zhvillua në bashkinë e vjetër të qytetit. Aty folën guvernatori Filips dhe kryetari i bashkisë, Muharrem Gjylbegu.
Pesë fuqitë e mëdha: Britania e Madhe, Ausrtro-Hungaria, Italia, Franca dhe Gjermania, kishin përfaqësuesit e vet në këtë ceremoni. Aktiviteti u zhvilluar në harmoni të plotë vëllazërore, pa kurrfarë dallimi politik apo fetar.
Në fund të fjalimeve është thirrur “Rroftë Shqipëria” si dhe është kënduar “himni kombëtar” i shkruar nga Pashko Vasa “O moj Shqypni” – shkruan Dervishi përkrah fotos./
Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…
Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…
Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…
Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…
Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…
Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…