Astronauti amerikan, Michael Collins – një nga tre anëtarët e ekuipazhit të misionit të parë me njerëz në Hënë, Apollo 11 më 1969 – ka vdekur në moshën 90 vjeç, tha familja e tij.
Ai vdiq të mërkurën pas një beteje me sëmundjen e kancerit.
“Ditët e fundit të jetës së tij ai i kaloi në paqe, me familjen e tij”, u tha në njoftim.
Collins kishte qëndruar në modulin komandues të Apollo 11 në orbitën hënore ndërsa kolegët e tij, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin ecnin në Hënë.
Ai shpesh është përshkruar si astronaut i tretë dhe “i harruar” në misionin historik, por Collins qëndroi vetëm për më shumë se 21 orë derisa dy kolegët e tij u kthyen në modulin e Apollo 11.
Collins lindi në Romë më 31 Tetor 1930. Ai ndoqi Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point, Nju Jork, duke u diplomuar më 1952.
Aldrin, 91 vjeç, është tani i vetmi anëtar i mbijetuar i misionit. /REL
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…