<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm/Letra e mësuesit Mark Shllaku, para pushkatimit nga komunistët

Fjalët e mëposhtme janë shkruar në një dhomë të errët, në qelitë e burgut të Shkodrës. Letra ka mesazhe emocionuese, që nga përbetimi për dashurinë, porosia për fëmijët, borxhet në jetë, e deri tek amaneti për të mos reshtur së kërkuari eshtrat…

Mësuesi Mark Shllaku ishte dënuar me pushkatim nga regjimi komunist, nën akuzën për agjitacion dhe propagandë, si dhe për angazhim në një celulë të PSD-së. Mark Shllaku ishte vetëm 31 vjeç kur mësoi se po shkonte drejt pushkatimit. Në shtëpi kishte lënë bashkëshorten Angje dhe dy bijat e saj.

Juli, vajza e Mark Shllakut, ishte vetëm tetë vjeç në atë kohë kur i ati ishte dënuar me pushkatim. Edhe pse ishte fëmijë i mitur, ajo u përball me ngjarjen e rëndë që po ndodhte në jetën e saj. Me nxitjen e së ëmës, u detyrua t’i lutej kryetarit të degës që të mund ta lejonte të shihte babanë për herë të fundit.

Pak ditë para se të pushkatohej, Juli dhe e ëma, Angjia e takuan për pak minuta Markun. Atë ditë, Marku i tha Angjes, se kur t’i merrte sendet e tij personale pas pushkatimit, atje do të gjente një letër me disa informacione të rëndësishme.

Kur një i dënuar me pushkatim ekzekutohej, familja nuk kishte asnjë të drejtë të merrte trupin e tij e asnjë informacion për vendin ku do të varrosej. Ndaj Mark Shllaku ishte përpjekur të paramendonte rrugën që të çonte drejt vendit ku mendohej se do të vritej e groposej. Shokët e tij ishin varrosur në Zallin e Kirit, ndaj Marku e kishte projektuar aty fundin e tij. Të gjitha i kishte shkruar në letrën që publikohet më poshtë. Letra u shkrua dy ditë para pushkatimit. Ajo nuk e ndihmoi Angjen e fëmijët që ta gjenin trupin e tij.

Juli e ruan prej 70 vitesh këtë letër, me shpresën se një ditë do të mund të gjejë eshtrat e të atit, Mark Shllaku.

“E dashtuna Angje e fëmijë!

Më kanë nda nga shokët për me më ekzekutu. Nuk po më dhimet jeta vetëm se ju po ma mërzisni shpirtin.

Mos u mërzit për mue vetëm mi rrit fëmijët me hir të Zotit. Amanet babën e mos i trego për mue. Borgj i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja për mue.

E dashtuna Angje!

Jam lidh kamsh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbet me jetue. Mëndjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e smë lanë me dekë… banu e fortë. Marku!

Angje! Ne tu mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri tash në çast të mrame të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë. Ju puth me mall për herë të fundit. Marku.

E dashtuna Angje!

Të lutëm me mi ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.

Të lutem me mu interesue për eshtrat të mos më harrojsh për kurdoherë. Me mi marrë eshtrat e me mi çu në një varr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.

Hallall të gjithëve dhe ty të pares. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm”. /Kujto/

 

postbck postbck

Recent Posts

Si të bëni limonadë perfekte në shtëpi: Freskia ideale për ditët e nxehta

Kur temperaturat rriten, pak gjëra janë më freskuese sesa një gotë limonadë e ftohtë. Përveç…

5 hours ago

Kjo shenjë në këmbë mund të tregojë probleme me zemrën

Shumica e njerëzve i lidhin problemet me zemrën me simptoma si dhimbja në gjoks, gulçimi…

5 hours ago

Këta persona nuk duhet të konsumojnë qershi: Mjekët paralajmërojnë për rreziqet e fshehura

Qershitë janë ndër frutat më të preferuara të verës. Ato janë të pasura me vitamina,…

5 hours ago

Ja pse duhet të hani arra çdo ditë

  Arrat janë mjaft të përdorshme dhe ju rekomandojmë që t’i konsumoni çdo ditë. Ato…

9 hours ago

Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

  Rrjedhja e gjakut nga hunda është një problem i zakonshëm që mund të shkaktohet…

10 hours ago

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë?

  Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim dhe…

11 hours ago