<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e pafolur e bashkëjetesës në Bosnje: studiuesi hebre i Islamit që la amanet varrin në tri gjuhë

Duhet të jesh goxha në formë që të ngjitesh deri te varrezat e kryeqytetit në Sarajevë, dhe të jesh edhe më vigjilent deri sa të gjesh varrin e vetëm në botë që mban mbishkrim në gjuhët osmane, hebreje dhe boshnjake

Zeki Effendi, apo Moshe ben Rafael Attias, ishte figurë qendrore në Bosnjën e shekullit 19, një dijetar hebre që studioi islamin, e që me dijen që mori nga aty mbrojti të drejtat e të gjitha komuniteteve fetare që jetonin në ato territore.

Varri i tij është shkatërruar mjaft nga ofensiva viteve 90’, kur Bosnja ishte në flakët e konfliktit, dhe kur pikërisht këto varreza shërbenin si baza për ushtrinë serbe.

Sado që shkronjat kanë nisur të zbehen nga kushtet natyrore, guri i varrit flet shumë për bashkëpunimin mes hebrenjve dhe muslimanëve në këto troje.

Moshe ben Rafael kishte lindur në Sarajevë dhe vinte nga një familje e njohur hebreje e cila i takonte komunitetit të njohur si Sefardi.

Ai ishte shkolluar në mësonjëtoret osmane që ishin sistem i shtetit, me një kurikulë të përbashkët me muslimanët, ku klasat nuk ishin as të ndara.

Kureshtja e çoi deri në Stamboll, ku studioi për kulturë dhe religjion, dhe më pas u dashurua në poezinë perse, ku edhe e gjeti veten më së miri.

Më pas, ai u kthye në Sarajevë duke punuar në autoritetin e taksave, dhe pas rënies së Bosnjës në kontrollin austro-hungarez, kryente punën e përkthyesit.

Ndikimi i tij te komuniteti musliman ishte i madh, pikërisht për shkak të raporteve që kishte ndërtuar me ta. Historia tregon se kur hebrenjtë e Sarajevës refuzuan të paguanin taksat dhe guvernatori Ruzhdi Pasha paralajmëroi për dënimin, të gjithë muslimanët e qytetit u mblodhën te dera e Moshe ben Rafael për të paguar detyrimet e tyre. Askush nuk donte që qyteti të trazohej.

Kur këtë e dëgjoi sulltani kryesor, Sulltan Mahmudi II, ai kërkoi që Ruzhdi Pasha të largohej nga pozita e guvernatorit.

Bashkëpunimi mes hebrenjve dhe muslimanëve nuk është vetëm një relikte e së kaluarës. Në vitin 1930, rreth 15,000 hebrenj strehoheshin në vend. E megjithatë, meqë perandoria Osmane kishte rënë dhe vendi po udhëhiqej nga aleanca Nazi-kroate, kjo nuk qe e mjaftueshme që ata të rrinin në Sarajevë.

Regjimi nazist vrau gati 10,000 hebrenj boshnjak. Kjo shifër mund të kishte qenë edhe më e madhe po që se shumë prej tyre të mos fshiheshin me hixhabe grash dhe të iknin nga qyteti. Shumë të tjerë u përzien më familjet dhe mbijetuan vitet e rënda. Por komuniteti ishte ndarë, njëherë e mirë.

Për atë bashkëpunim flitet vetëm në histori apo dokumentar të rrallë.

Moshe ben Rafael, apo Zeki Effendi, nuk e kishte menduar përfundimin e këtyre lidhjeve në këtë mënyrë. Ai, në shenjë respekti për vendin ku kishte lindur dhe kulturën që kushte marrë, la porosi që në varrin e tij të shkruhej mbishkrim osman, hebraik dhe boshnjak.

Tani, Sarajeva po përpiqet që varrin e tij unik ta përfshijë në statusin e mbrojtjes së UNESCO-s, jo vetëm për veçorinë e shumë gjuhësisë, por për kulturën që ka pasuar një personalitet i respektuar si ai. /tesheshi.com/

postbck postbck

Recent Posts

Pse në vitin 1816 nuk kishte verë? Katastrofa klimatike që ndryshoi historinë e njerëzimit

  Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…

55 minutes ago

Shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…

1 hour ago

Mollët apo dardhat? Cili frut ndikon më pak në sheqerin në gjak te personat me diabet?

] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…

1 hour ago

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

2 hours ago

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

2 hours ago

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni

    Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…

3 hours ago