Deputetët e Parlamentit Evropian ranë dakord se “certifikata e re e BE për COVID-19”, e cila zëvendëson Certifikatën e Gjelbër Digjitale, duhet të jetë në fuqi për 12 muaj dhe jo më gjatë.
Dokumenti, i cili mund të jetë në format digjital ose letër, do të vërtetojë nëse një person është vaksinuar ndaj covid-19 , nëse dëshmon se ka një test negativ ose nëse është shëruar plotësisht nga sarscov2.
Sidoqoftë, sipas eurodeputetëve certifikatat e BE e COVID-19 nuk do të shërbejnë as si dokument udhëtimi dhe as nuk do të bëhet parakusht për të ushtruar të drejtën e lëvizjes së lirë.
Pa kufizime shtesë të udhëtimit dhe teste falas COVID-19 Mbajtësit e një certifikate të BE COVID-19 nuk duhet t’i nënshtrohen kufizimeve shtesë të udhëtimit, të tilla si karantina, vetë-izolimi ose testimi.
Eurodeputetët theksojnë gjithashtu që, për të shmangur diskriminimin ndaj atyre që nuk janë vaksinuar dhe për arsye ekonomike, vendet e BE duhet të “sigurojnë testime universale, të arritshme, në kohë dhe falas”.
Në përputhje me iniciativat kombëtare Parlamenti dëshiron të sigurojë që certifikata e BE-së të funksionojë së bashku me çdo iniciativë të ngritur nga vendet anëtare, e cila gjithashtu duhet të respektojë të njëjtën kornizë të përbashkët ligjore.
Shtetet anëtare duhet të pranojnë certifikatat e vaksinimit të lëshuara në vendet e tjera anëtare për personat e inokuluar me një vaksinë të autorizuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Do të jetë në dorën e shteteve anëtare të vendosin nëse ata gjithashtu pranojnë certifikata vaksinimi edhe për vaksinat e listuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim emergjent.
Certifikatat do të verifikohen për të parandaluar mashtrimet dhe falsifikimet, ashtu si dhe vërtetësinë e vulave elektronike të përfshira në dokument.
Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…
Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…
Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…
21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…
Më 21 shkurt 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës, u vra Shaban Polluzha, një nga…
Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…