7 mijë shqiptarë në divizionet fashiste “Waffen-SS division” gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shtatë mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova ju bashkuan divizioneve fashiste të njohura si “Waffen-SS division” gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky është konkluzioni që sjell libri më i ri për historinë e fashizmit gjatë viteve 1940-1945, dalë në Londër disa ditë më parë me titull “Divizionet e huaja të Hitlerit” me autor Chris Bishop.
Libri, i cili për herë të parë u bën një analizë të plotë të gjitha shteteve që kontribuan me trupa profashiste Hitlerin, thotë se divizionet e Waffen-SS përbëheshin nga trupa elitë, por më fanatikët ndaj Hitlerit nuk ishin gjermanë. “Divizionet e huaja të Hitlerit” është një ekzaminim i thellë i atyre 350 mijë vullnetarëve të huaj, nga vendet e okupuara nga Gjermania fashiste, të cilët luftuan nën flamurin e fashizmit.
“Edhe sot, pas gjashtë dekadave nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, duket e pabesueshme që me mijëra burra nga vëndet e tyre, të pushtuara nga nazizmi, mundën t’u bashkoheshin reparteve të SS. Qindra mijëra të tjerë, në mënyrë vullnetare, u rekrutuan në divizionet “Wehrmacht”, “Kriegsmarine” dhe “Luftwaffe”. Shumë prej tyre nuk kishin nga t’ia mbanin, por një numër shumë më i madh u përfshinë me dëshirë në forcat gjermane. Shumica e atyre që shërbyen tek SS-ët ishin vullnetarë. Por pse SS i rekrutonon ata, dhe, duke bërë këtëu, pse u dha atyre besimin të merrnin pjesë në luftime?”, shkruan studjuesi britanik.

Shqipëria

Në kapitullin për Shqipërinë, në faqet 106-108, tregohet se kontributi i shqiptarëve pro-fashistë ishte krejt ndryshe nga ai i nacionaliteteve të tjera.
Që në fillim të historisë së fashistëve shqiptarë, del qartë se nxitje për t’u rreshtuar në një llogore të përbashkët me fashistët ishin qëllimet etnike të tyre dhe kryesisht ndjenja e urrejtjes kundër komunistëve.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania pushtoi Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, ata rekrutuan një forcë paraushtarake, të përbërë nga njëmijë shqiptarë nga Kosova. I njëjtë do të ishte edhe numri i rekrutëve nga Shqipëria, të cilët njiheshin si “vullnetarë”.
Sipas, librit ata ndihmuan në spastrimet etnike që u kryen ndaj serbëve, çifutëve, romëve dhe të tjerëve joshqiptarë e jomyslimanë, të cilët u arrestuan, internuan dhe u vranë.
Shqiptarët nacionalistë të “Ballit Kombëtar” u inkurajuan nga italianët dhe gjermanët në ëndrrën e tyre të “Shqipërisë etnike”.
E, ndërsa gjermanët pushtuan Shqipërinë, në shtator të vitit 1943, atyre ju duheshin më shumë trupa për të përballuar partizanët shqiptarë, të cilët kishin shpartalluar forcat italiane. Fillimisht, Berlini organizoi një qeveri, polici dhe ushtri shqiptare për të pasur përkrahjen e nacionalistëve, duke iu premtuar atyre aneksimin e Kosovës. Një numër i madh anëtarësh të “Ballit Kombëtar” luftuan përkrah gjermanëve, kundër komunistëve.
Gjërat do të komplikoheshin për gjermanët nga fundi i vitit 1943, pas krijimit të një grupi guerril në veri të Shqipërisë. I njohur si “Legaliteti”, ky grup kërkonte aneksimin e Kosovës, por ishte kundër komunistëve, ballistëve dhe gjermanëve. Duke parë origjinën myslimane, si të ballistëve edhe të forcës së re të legalistëve, gjermanët, në mënyrë që t’i tërhiqnin, propozuan të formonin një formacion fashist SS të përpërë vetëm nga myslimanët.
Divizioni fashist “Skanderbeg”
“21 Waffengebirgs Division der SS Skanderbeg” u krijua në prill të vitit 1944. Ai përbehej nga 300 myslimanë, të transferuar nga divizioni “Handschar”, formuar nga 6.500 rekrutë të rinj shqiptarë, nga të cilët dy e tretat ishin nga Kosova.
Krahas gatishmërisë së shumë prej tyre për të çuar luftën deri në fund, nga dokumentat e gjetura në arkivat fashiste në Gjermani rezulton se 3.500 shqiptarë dezertuan prej rradhëve të forcave fashiste, ku bënin pjesë. Deri në tetor 1944, numri i pjestarëve të divizionit shqiptar “21 Waffengebirgs Division der SS Skanderbeg”, ra ndjeshëm, duke mbetur vetëm 3.504 trupa.
Ky divizion do të shpërbëhej përfundimisht në muajin dhjetor të po atij viti.

postbck postbck

Recent Posts

Poezi për një portret që mbeti në gjysmë!

  Poezi për një portret që mbeti në gjysmë! Një portret u nis, por nuk…

21 minutes ago

Sekreti i ngjyrës portokalli tek macet

U zbulua pas 60 vitesh kërkime, është rezultat i një mutacioni në ADN Ngjyra portokalli…

15 hours ago

Këshilla të arta për shëndetin: Si të kujdesemi për trupin dhe mendjen në çdo fazë të jetës

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info 1 Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në…

16 hours ago

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

2 days ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

2 days ago