Nëse jeni të shqetësuara nga rënia e flokëve, ndryshoni dietën tuaj dhe gjithçka do të shkojë mirë.
Ja disa nga ushqimet që ju duhen për forcimin e flokut:
Mjalti – Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.
Salmoni – Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.
Spinaqi – Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulta hekuri dhe vitamine D2. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.
Arrat dhe farat – Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…
Informacion i përgjithshëm Diabeti është një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore. Nëse…
A ndikon vërtet një çokollatë “pa sheqer” në glikemi? Etiketa në paketim nuk…