<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Aleksandër Moisiu (1879- 1935) aktori ndër më të mëdhenjtë të teatrit e filmit në Evropën e kohës së tij

Aktori ndër më të mëdhenjtë të teatrit e filmit në Evropën e kohës së tij  pa dyshim se ka qenë Aleksandër Mojsiu. U  lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste, ku kohë më parë kishte mërguar familja e tij me origjinë nga Durrësi. Vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).

“Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit.” – Franc Kafka, shkrimtar i njohur botëror

“Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar Hamletin, vetë ai.” – Max Brod

“Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja.” – Max Reinhard, regjisor dhe reformator i skenes gjermane

“Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletiti, Moisiu fitoi dashurine e shikuesit francez.” – Andre Antuan, reformist i teatrit francez

Aleksandër Mojsiu ka luajtur role në filmat:

Das Schwarze Los”, 1913

“Die Augen des Ole Brandis”, 1913

“Kulissenzauber”, 1915

“Sein einziger Sohn”, 1915

“Pique Dame”, 1918, me Johanna Terwin

“Der Ring der drei Wünsche”, 1918

“Erborgtes Glück”, 1919, me Käthe Dorsch

“Der Junge Goethe”, 1919, me Käthe Dorsch

“Zwischen Tod und Leben”, 1919, me Maria Zelenka

“Figaros Hochzeit”, 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schwarz, Gertrude Welcker

“Die Nacht der Königin Isabeau”, 1920, mit Fritz Kortner,

“Kean”, 1921, Kean, me Camilla Horn

“Die Königsloge”, 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn

“Lorenzo de Medici”, 1935

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon kandil deti në plazh?

    Përballja me kandil deti është një nga ‘fatkeqësitë’ më të zakonshme të verës.…

7 minutes ago

Truku i thjeshtë që përdoret në Lindjen e Mesme për të freskuar shtëpinë gjatë verës, pa shpenzuar më shumë energji

Nuk bëhet fjalë për pajisje të shtrenjta, por për një ndryshim shumë të thjeshtë që…

21 minutes ago

Hernia diskale: Simptomat, shkaqet dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore!

Hernia diskale ndodh kur një nga disqet e buta dhe elastike që ndodhen midis kockave të…

34 minutes ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

  Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u konsumuar,…

2 hours ago

Reshjet e dendura përmbytin zona në Shkup, vështirësi në rrugë dhe kanalizime

  Shkupi dhe një pjesë e konsiderueshme e Maqedonisë së Veriut u përfshinë të mërkurën…

2 hours ago

Stuhia godet Rumaninë pas 40 gradë celsius, një i vdekur – rrugët përmbyten

  Një stuhi e fuqishme përfshiu kryeqytetin rumun Bukuresht dhe 20 qarqe të mërkurën, duke…

4 hours ago