<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A është e ligjshme të përdorësh dhunën, për të ruajtur paqen?

FILOZOFIA POLITIKE NË “10 MËNYRA”

Shteti, kontrata sociale, drejtësia, ligji, dhuna… Tema që na kredhin në zemër të nocioneve kryesore të filozofisë politike

Njeriu, shoqëria dhe shteti

– Aristoteli: A është njeriu, kafshë politike?

Te “Politika” Aristoteli mendon për Qytetin, jo vetëm si një organizim institucional, por duke marrë parasysh atë që ne do ta quanim sot “të jetuarit së bashku”, pra, si mund të organizohet marrëdhënia midis çdo individi për të prodhuar kushtet optimale, me qëllim që të arrihet e Mira supreme. Një filozof, shkrimet politike të të cilit, janë themelet e filozofisë politike, por njëherazi përfshijnë aspekte që na trondisin, siç është justifikimi që filozofi maqedonas, i lindur në 384 p.e.s, krijoi skllavërinë në demokracinë e Athinës./Konica.al

– Platoni dhe filozofi-Mbret

Larg të qenit filozof i urtë soditës, që strehohet në kullën e tij të fildishtë, te “Republika e Platonit”, karakteri i Sokratit tregon se filozofi, ai që e di, duhet t’i përdorë njohuritë në shërbim të Qytetit. Ai duhet të zbresë mes zhurmës së hijeve dhe njerëzve, në mënyrë që t’i vërë njohuritë e veta në shërbim të Qytetit.

– Makiaveli ose arti i qeverisjes

Një manual i vërtetë në shërbim të sovranit, “Princi” i Makiavelit përcakton artin e qeverisjes, si një rregullim i mendimit ndaj Historisë. Në 1513, disa muaj pas rënies së Republikës së Firences, Makiaveli vuri bazat për një racionalitet të ri politik, shumë më i nevojshëm, pasi bëhej fjalë për gjetjen e një mënyre që Republika t’i rezistonte tërbimit të armëve. Si të ruhet liria republikane, duke siguruar stabilitetin e shtetit dhe duke siguruar efektivitetin e qeverisë? Larg çdo “makiavelizmi”, “Princi” ofron një reflektim inovativ për kohën e tij mbi artin e qeverisjes, duke marrë parasysh njëherazi fatin, atë që na shpëton, dhe virtytin, atë që kemi në fuqinë tonë për të vepruar përpos gjithçkaje.

Karl Marksi ose si ta zbresim politikën në shoqëri?

Mjerimi i politikës, mjerimi i Shtetit, si të rimarrë kontrollin e kësaj veprimtarie që bën fisnikërinë e njeriut? Marks analizon se puna e shumicës shërben për fitimet e mëdha të një pakice.

Hanah Arendt. Si e vrau totalitarizmi shtetin?

Ç’ndodh me shtetin në një sistem totalitar? Çfarë mbetet nga njerëzit, kombi dhe ligji, kur totalitarizmi depërton në çdo skutë të shoqërisë? Filozofja Hanah Arendt (1906-1975) flet për një “regjim totalitar”, domethënë për një organizim specifik të pushtetit, që për të është një regjim i ri që ajo përpiqet ta përcaktojë përmes një mënyre analize të bazuar në dokumente, libra të historisë dhe teorisë politike, por edhe mbi elemente të letërsisë.

Kontrata sociale

Ruso: A duhet t’i përkulemi vullnetit të përgjithshëm?

Botuar në 1762, “Kontrata sociale” e Zhan Zhak Rusosë  (1712-1778) revolucionarizoi kohën dhe shënoi një ndërprerje në histori me aprovimin e parimit të sovranitetit të popullit. Çfarë është një popull? Si kalohet nga turma në turmë dhe nga turma te njerëzit? Kush vendos? Cila është fuqia e saj? Këto janë pyetjet që përshkojnë këtë vepër madhore të filozofisë dhe ende e flladitin mendimin politik. “Kontrata sociale” për Rusonë është akti me të cilin një popull është një popull.

Tomas Hobs ose pakti i nënshtrimit

Çfarë nënkupton shprehja “arti i qeverisjes” te Tomas Hobs (1688-1769), autori i “Leviatanit”? Për filozofin anglez të shekullit të 17-të, shteti është një person i trilluar, funksioni kryesor i të cilit është të sigurojë, jo lirinë, por sigurinë. Garantimi i sigurisë së qytetarëve është edhe ajo që justifikon krijimin e një Republike.

Ligji, drejtësia, e drejta, dhuna

Monteskjë dhe koncepti i ligjit

Si mundet që ligjet të hartojnë një peizazh koherent, si të mbajnë të “tërën” e politikës, domethënë harmoninë siç kuptohet nga filozofët e Iluminizmit? Dhe si duhet të sillet ligjvënësi që të ndodhë kjo? Monteskjë (1689-1755) iu përgjigjet të gjitha këtyre pyetjeve në veprën madhore “Shpirti i ligjeve”, botuar në 1748.

Maks Ueber dhe dhuna e shtetit

Sociologu gjerman Maks Ueber (1863-1920) teorizoi mënyrën se si shtetet u formuan si subjekte politike. Konceptuar në 1919, prej asaj periudhe “dhuna legjitime e shtetit” ka devijuar nga kuptimi i saj origjinal. Rezultatet.

Filozofia e zbatimit të ligjit

Policia, nuk është veç krahu i armatosur i shtetit, por është edhe syri vëzhgues i tij. Ajo kujdeset për punët e shtetit, por është gjithashtu përgjegjëse për gjërat e vogla të jetës së përditshme. Ajo i shërben rendit, megjithëse hera-herës, nismat e policisë shkaktojnë çoroditje… A është e ligjshme të përdorësh dhunën, për të ruajtur paqen?/Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Peticion digjital për përfshirjen e plisit shqiptar në listën e UNESCO-s

Një peticion online ka nisur të shpërndahet, përmes të cilit nënshkruesit u drejtohen institucioneve të…

7 hours ago

Pafta e brezit, perla ilire që ruhet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë

Isa Vatovci Pafta e brezit e ushtarit ilir është një prej thesareve antike ilire që…

7 hours ago

Kalaja e vjetër e Vushtrrisë me përkatësi Iliro-Dardane

Kalaja ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Sipas Historianëve shqiptarë…

8 hours ago

Shëruesja e fortë natyrale që rritet në Shqipëri

Pupëza ose Rudbekia është pjesë e së njëjtës familje botanike të luledeles. Kjo barishte në…

8 hours ago

Ethet dhe temperatura mund të sinjalizojnë disa lloje të kancerit, kur duhet të alarmoheni?

  Temperatura ose ethet mund të jenë një shenjë kryesore që kanceri është përhapur, veçanërisht…

8 hours ago

Këta janë 10 filmat hollivudian që kanë fituar më së shumti çmime Oscar

Oscarët nuk janë thjesht statuja të arta. Për shumë filma, ato janë vula përfundimtare që…

9 hours ago