<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur Stalini i dha ultimatum Titos: Tërhiqeni ushtrinë nga Shqipëria

Shqipëria ishte një shtet satelit i jugosllavëve gjatë 1944-1948, deri në kohën e prishjes së marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë.


Në atë kohë komunistët jugosllavë ndjeheshin të lirë nga Stalini për të gllabëruar Shqipërinë. “A nuk janë shqiptarët pak sllavë? – kishte pyetur njëherë Stalini, për të kërkuar sa më parë të qe e mundur bashkimin mes dy republikave.
Në 1939 Musolini rrëzoi nga froni Mbretin Zog dhe vendi u pushtua nga Italia duke e cilësuar detin Adriatik si të vetin- “Mare nostro”.

Kjo nxiti më tepër jugosllavët për të krijuar lëvizjen e rezistencës kundër pushtuesve. Shefi i tyre u shpall mësuesi francez dhe zotëruesi i shumë tokave Enver Hoxha, por që deri në ato momente ishte i panjohur.

Sipas pasqyrës jugosllave Hoxha krijoi në 1943 “Lëvizjen Nacional Çlirimtare,” që në 1944 çliroi Tiranën. Ashtu si edhe në Jugosllavi, edhe në Shqipëri kishte kolaboracionistë, të cilët vetë regjimi fashist gjerman kishte krijuar një division “Skenderbeg” me shqiptarë të rekrutuar.

Por kolonizimi i Shqipërisë nga Jugosllavia ishte paraprogramuar. Lënda serbo-kroate ishte e detyrueshme në shkollat shqiptare. 1500 shqiptarë kishin studiuar në gjimnazet dhe shkollat e larta jugosllave. Mbi njëzet traktate ekonomike ishin nënshkruar mes dy vendeve.

Me Shqipërinë Jugosllavia kishte krijuar organizatën famëkeqe “Njësitë e përbashkëta ekonomike”, që nuk ishte imponuar as nga Rusia.

Për këtë Beogradi financonte gjysmat e shpenzimeve qeveritare të Shqipërisë, ndërsa Shqipëria duhet të transportojë pasuritë natyrore në Beograd për t’u përpunuar atje, thoshte Enver Hoxha.

Partia komuniste jugosllave ishte përfaqësuesja e partisë komuniste shqiptare në Konferencat Ndërkombëtare – gjithashtu kjo ndodhi edhe në 1947, gjatë krijimit të “Kominform”, Aleancës së partive komuniste europiane.

Kushtetuta shqiptare ishte një kopje e Kushtetutës jugosllavë. Thuajse ngjashëm si në Beograd edhe Tirana organizonte zgjedhje me fitimin e mbi 90 përqind të votave.

“Më kërkesë të Shqipërisë,” jugosllavia në fillim të 1948 do dërgonte aeroplanë luftarakë dhe trupa tokësore në Shqipëri. Megjithatë kjo u mor vesht nga Stalini, i cili, ishte informuar nga shefi i partisë Enver Hoxha.

Për ndërhyrje ushtarake ai në bllok ndjehej i vetëm. Stalini i dha ultimatum Beogradit, për t’u tërhequr nga Shqipëria dhe ftoi klikën komuniste jugosllave në Kremlin. Ata shkuan në janar 1948.

“Çfarë do thoni për rastin e Shqipërisë? Ju nuk na keni konsultuar për marshimin e armatës suaj në Shqipëri! Ju nuk na konsultoni fare! Ky nuk është gabim që u ka ndodhur juve, por është politika juaj – po, politika juaj!,” u tha Stalini jugosllavëve.

Një muaj më vonë, shkurt 1948, partia komuniste sovjetike KPdSU do sulmonte publikisht partinë komuniste jugosllave dhe do fillonte bllokada ekonomike. Brenda natës Jugosllavia nuk mori më naftë nga Rusia.

Këtu do vinte edhe prishja e marrëdhënieve mes Hoxhës dhe Titos. “Antimarksist, nacionalist, agjent i imperializmit, një kalë troje në kalanë e socializmit,” ishin disa nga emërtimet që zgjodhi Hoxha për Titon.
Më pas me bekimin e Stalinit në Shqipëri do stacionoheshin rreth 100 oficerë bullgarë, duke treguar edhe njëherë se shqiptarët shikoheshin nga Stalini si miq të rangut të dytë.

postbck postbck

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

7 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

8 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

8 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

8 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago