<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Dueli i heshtur” dhe dëshmitari që nuk mbërriti në gjyqin e Hagës

Pas vitit 1967, kur në kinema dhe televizionin e vetëm shtetëror nisi të shfaqej filmi artistik “Dueli i heshtur” me regji të mjeshtrit Dhimitër Anagnosti, propaganda e kohës u kujdes ta shoqëronte me një sqarim.

Seriozë dhe gati solemnë, funksionarët komunistë, e të tjerë shërbëtorë të pushtetit, i shpjegonin popullit të thjeshtë se ngjarja ishte e vërtetë dhe se personazhi i jetës reale, që luhej nga Rikard Ljarja, i kishte vrarë vërtet tradhtarët që donin të arratiseshin duke e kthyer anijen sërish në portin e Durrësit.

Në fakt, e regjistruar 20 vite para daljes së filmit, më 1 qershor të vitit 1947, ngjarja ishte reale dhe skenari, i shkruar nga Nasho Jorgaqi, pothuaj përputhej me dëshminë që marinari “hero”, Spiro Kota, kishte dhënë për hetuesit.

Ajo që nuk do të zbardhej kurrë do të ishte qëllimi i arratisjes. Sipas skenarit të filmit, ishte Shërbimi Sekret Britanik që organizoi rrëmbimin e anijes ushtarake me qëllim që dëshmitë e të arratisurve të përdoreshin në dëm të shtetit shqiptar në gjyqin e tribunalit të Hagës për incidentin e Kanalit të Korfuzit.

Pra, sipas këtij versioni, supozohej se, pas arratisjes, ushtarakët do të udhëzoheshin nga Shërbimi Sekret Britanik të dëshmonin se minat, që në datën 22 tetor 1946 dëmtuan luftanijet britanike duke vrarë edhe 44 marinarë, ishin vendosur nga pala shqiptare.

Pikërisht këtë histori të errët që nga historia quhet edhe incidenti i parë i Luftës së Ftohtë, tenton të rindërtojë edhe dokumentari më i ri i gazetarit Ferdinand Dervishi./abcnews.al

postbck postbck

Recent Posts

Parashikimi i motit gjatë dimrit – çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?

Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…

6 hours ago

Hani dy vezë në ditë dhe do befasoheni me atë që i ndodh kockave, zemrës dhe trurit

    Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…

10 hours ago

Një test i thjeshtë me lotët mund të zbulojë më herët sëmundjen e Parkinsonit

    Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…

12 hours ago

Testi i thjeshtë që mund të zbulojë rrezikun e vdekjes

  Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…

12 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore.   Por për personat…

13 hours ago

Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…

13 hours ago