<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohet plani sekret i CIA-s dhe spiunazhit gjerman, për ndarjen e Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare në vitin 1977

Zbulohet dokumenti i fshehtë i CIA-s dhe i shërbimit sekret gjerman, ku flet për rindarjen e tokave të Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare në rajon.

Dokumenti i fshehtë i CIA-s i cilësuar “CONFIDENTIAL”, që është hartuar në Mynih në vitin 1977 ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së.

Dhe po ta shohësh situatën aktuale, del e qartë se gjithçka ka ecur sipas atij plani.
Dokumenti që u botua edhe nga gazeta britanike Telegraf tregon se marrëveshja e CIA-s amerikane dhe Shërbimit Federal i Inteligjencës, BND të Gjermanisë e ndan Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në tre “koloni”, d.m.th. sferat e interesit. Një model i ngjashëm i ndarjes u bë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas këtij dokumenti, fuqitë e mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në këtë mënyrë: Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, si dhe Bosnja dhe Hercegovina perëndimore dhe veriore do të bëheshin pjesë e influencës gjermane; Jugu i Kroacisë, Dalmacisë, Malit të Zi, Kosovës, pjesë e rajonit të Rashkës; jugu i Serbisë(Lugina e Preshevës) dhe Maqedonia do t’i takonte Shteteve të Bashkuara dhe do të ishte zona e influencës së saj; Vojvodina pa Banat jugore do t’i përkiste Hungarisë dhe do të ishte nën pushtetin e saj.

Serbia e pavarur do të merrte territorin që ka praktikisht sot, domethënë Serbinë qendrore pa Serbinë jugore dhe një pjesë të Vojvodinës rreth Pançevës dhe Vrçeskut.
CIA kishte plan shpërbërjen e Jugosllavisë që në fillim të viteve 1970, pra 10 vjet para vdekjes së udhëheqësit të fuqishëm të RSFJ – Josip Broz Tito.

CIA që prej vitit të kaluar ka hapur për publikun disa nga dokumentet e vjetra dhe sot shumë plane dhe skenare janë të hapura për publikun por edhe për analizën e historianëve, gazetarëve etj.

Raporti intrigues  i sulmit të Luftës së Ftohtë flet për forcimin e decentralizimit në Jugosllavinë e Titos dhe parashikon që “stabiliteti në epokën post-sovjetike nuk është i sigurt”.

Jemi 3 vjet pas miratimit të Kushtetutës së Jugosllavisë ku Kosova u shpall Krahinë Autonome dhe 3 vjet përpara demostratave të vitit 1981 ku nisi lëvizja “Kosova Republikë”.

Realisht, hartat e RSFJ-së kanë qarkulluar nga shërbimet sekrete që nga viti 1981, pas vdekjes së Titos, sepse CIA e dinte që në vitin 1970 se Jugosllavia do të shembet. Ndarja e Jugosllavisë në sfera të interesit tashmë është bërë një fakt i kryer.
Ndarja e Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore (1941) u krye nga forcat pushtuese gjermane, italiane, bullgare dhe hungareze. Në përputhje me politikën e forcave të Boshtit, Jugosllavia u likuidua si shtet.

Gjermanët e italianët, formuan tre protektorate shtetërore: Shtetin e Pavarur të Kroacisë, Serbisë së Nedicit dhe Shtetit të Pavarur të Malit të Zi, në të cilin popujt jugosllavë mbajtën një formë kuazi-shtetësie në rendin e ri të Hitlerit, ndërsa pjesët periferike të Jugosllavisë thjesht u aneksuan nga shtetet fqinje: Gjermania, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria (e cila në vetvete ishte pjesë e Perandorisë së Vittorio Emanuelle III.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini, Churchilli dhe Ruszvelti e ndanë Jugosllavinë 50% me 50%. Pra veriu i takonte perëndimit dhe jugu Bashkimit Sovjetik. Por Stalini nuk e lejoi Titon që ta kthente Shqipërinë një protektorat serb, çka e tregoi në letrën e Politbyrosë së vitit 1947, e cila shpëtoi Enver Hoxhën nga puçi që kishin përgatitur Koçi Xoxe me njerëzit pro-jugosllavë.

Dalja e këtyre dokumenteve hedh dritë për një plan, i cili duket që ka pasur referencat e saj në terrenin konkret dhe asgjë nuk ka qenë rastësi; pra që nga grupet guerile, deri tek lëvizja politike në Kosovë e udhëhequr nga i ndjeri Ibrahim Rugova.

Historianëve u takon që të bëjnë qëmtimin e ftohtë dhe të paanshëm të këtyre fakteve për të analizuar sa më qartë dhe mirë zhvillimet e atyre viteve. Pa pasur nevojë që dikush të marrë merita që nuk i ka pasur apo të shpikim tradhëtarë.

Arkivat janë hapur tashmë; cdo ditë dalin thagma që zbulojnë gjithçka.

postbck postbck

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

16 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

16 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

19 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

19 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

22 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

22 hours ago