<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kurat natyrale më të mira kundër dhimbjes së veshkave

Prania e gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të ndryshme, ndër të cilët është dhimbja. Dhimbjet janë të mprehta që rrezatojnë në pjesën e poshtme të trupit.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për disa kura natyrale të cilat funksionojnë kundër dhimbjes.

Uthulla e Mollës
Hidhni dy lugë gjelle me uthull molle në dy litra ujië. Shtoni pak mjatë dhe pijeni lëngun gjatë gjithë ditës. Aciditeti i uthullës është efikas në shkrirjen e gurëve dhe zbut simptomat e tyre.

Vitaminat Dhe Mineralet
Sipas të dhënave konsumi i rregullt ditor i vitaminës B6 ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Magnezi dhe kalçiumi janë dy minerale që parandalojnë formimin e tyre. Këto vitamina dhe minerale i gjeni tek spinaqi, bajamet, kosi, qumështi dhe djathi.

Çaji Jeshil
Ekspertët rekomandojnë prijen e tre deri katër filxhanëve me çaj jeshil në ditë. Ky çaj është i pasur me antioksidantë të cilët pastrojnë veshkat nga toksinat.

Lëngu i Boronicës Së Kuqe
Lëngu natyral i boronicës së kuqe duhet pirë një deri në dy herë në ditë nga një gotë. Sipas të dhënave ky lëng është ndër më efikasët kundër infeksioneve urinare dhe gurëve në veshka.

Lëngu I Limonit
Shtrydhni çdo ditë lëngun e një gjysme limoni, përziejeni me mjaltë. Një lëng i tillë duhet pirë dy herë në ditë, esëll në mëngjes dhe përpara vaktit të darkës. Limoni ka aciditet, antioksidantë dhe elementë që luftojnë inflamacionin.

Lëngu I Domates
Domatet janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë formimin e gurëve në veshka. Lëngun natural të domates duhet ta pini një herë në ditë kundër dhimbjeve dhe gurëve.

Lëngu I Borzilokut
Gjethet e shtrydhura të borzilokut të përziera me mjaltin ose lëngjet e frutave duhen konsumuar çdo ditë. Përbërësit e këtyre gjetheve stabilizojnë nivelin e acidit urik në trup dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Soda E Bukës
Përzieni një lugë gjelle me sodë buke në një gotë me ujë të ngrohtë. Një lëng të tillë duhet ta pini dy deri në tre herë në ditë. Soda e bukës ndihmon në shkrirjen e shpejtë të gurëve.

Hudhra
Përzieni 5-6 thelpinj të shtypur hudhre në një gotë me ujë dhe pak mjaltë. Lëngun pijeni një ose dy herë në ditë. Hudhra është plot e për plot me antiokisdantë që e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira, toksinat dhe mikrobet që mund të sulmojnë veshkat. Zgjidhni një prej kurave dhe përdoreni për rreth një muaj. Këto kura ju vijnë në ndihmë kundër gurëve në veshka, megjithatë trajtimet specifike mjekësore mund të rekomandohen vetëm nga një mjek profesionist.

postbck postbck

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

7 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

8 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

8 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

8 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago