Naim Flamuri: Ulqini ishte dikur, mâ s’âsht askund

Trysnia e Roberisë mbi 130 vjet e bëri të veten. Sot në pameshirë të fatit dhe qeveris malazeze ka met zorr qorre e zhvillimit.

Dulcigno Ulkinjo Ulqini, një qytet i vogël Shqiptar (ne kuader të Perandorisë Osmane) buzë Adriatikut, deri në vitin 1878, ishte pothuajse i panjohur për Europën, por pastaj pushtoi gazetat europiane, duke raportuar për rezistencën Shqiptare kundër të gjithëve. Fama e kësaj lufte kaloi edhe Atlantikun dhe pushtoi faqet e gazetës “New York Times”. Ishte një nga perlat e Adriatikut që po i shkëputej Shqipërisë me forcë nga Kongresi i Berlinit.

Ulqini, një qytet i vogël Shqiptar buzë Adriatikut, deri në vitin 1878, ishte pothuajse i panjohur për Europën, por pastaj pushtoi gazetat evropiane, duke raportuar për rezistencën Shqiptare kundër të gjithëve. Fama e kësaj lufte kaloi edhe Atlantikun dhe pushtoi faqet e gazetës “New York Times”. Ishte një nga perlat e Adriatikut që po i shkëputej Shqipërisë me forcë nga Kongresi i Berlinit(Corpus Delicti) i Europes qe mblodhen Flotanijet e tyre duke shfaqur fircen bindse te japin Ulqinin veresi per t’ia dorzuar Malit Zi.
Vall pse!?, po patjeter ambicja klima favorizuese, beri që lakmia e Knjaz Nikolles per dalje në det’ për lum’ per toka pjellore…dhe mbeshtetja pa ekoviok e Rusise bëri që nje shprehje gjeorafike Karadag-Crnagor nga Cetinja me rrethine pra nje princiat prone private per intresa te saja te 10 dhjetfishohej.
Ulqini ishte porti më i rëndësishëm në veri, nëpërmjet të cilit Shkodra zhvillonte tregtinë e saj në Mesdhe e më gjerë. Ishte një nga portet gravitante të Shkodrës. Me vendim të Kongresit të Berlinit, Ulqini, Tivari dhe një pjesë e Vilajetit të Shkodrës iu falën Malit të Zi. Në vitin 1860, Ulqini kishte 190 anije lundrimi; aktualisht ajo ka jo më shumë se 80 deri 90 anije të angazhuara ekskluzivisht në një tregti përgjatë bregut. Dikur, para ekzistencës së një flote të veçantë austriake, Ulqini ishte një bazë piratësh nga Algjeria gjegjesisht Tripoli, i cili kishte të ankoruar me anijet e veta plotësisht 400 familje piratësh. Në atë periudhë, qyteti i ri kishte 2800 banorë Shqiptarë muhamedanë, dymbëdhjetë familje malazeze, me rreth tetëdhjetë persona, që i përkasin Kishës Ortodokse por Shqiptar në gjuhe, familjet Karagjini, Çapuni, Nikollaidisi….tetë familje katolike Shqiptare, me katerdhjet veta dhe rreth një dyzinë të kasolleve të banuara nga tetëdhjetë jevg nga rrethi Shkodres.

Në Kongresin e Berlinit, Mali i Zi kishte hyrë me një sipërfaqe prej gjithsejtë 4700 km2, por pas përfundimit të Kongresit ajo doli me një sipërfaqe të dyfishuar: me 9100 km2, plus me dalje në Adriatik, me të drejtën e lundrimit të anijeve të tij nëpër liqenin e Shkodrës dhe nëpër lumin e Bunës dhe me njohjen ndërkombëtare të pavarësisë. Edhe Buna u nda përgjysmë. Po krijohej shteti i Malit të Zi në kurriz të Shkodrës?!

Ndërkohë, Fuqitë e Mëdha ndërhynin në mënyrë diplomatike te Porta e Lartë, por si gjithnjë, duke mos dashur të hynin në luftë me Shqiptarët. Perandoria zvarriste dorëzimin qëllimisht. Për ta vënë para aktit të kryer, Gladston – Kryeministër i Anglisë – mendon të bëjë kusurimin e porteve të Perandorisë Osmane, e sidomos portin e Izmirit, me qëllim që ta ketë si garanci e material për Ulqinin. Këta hapa të rinj të Anglisë e detyruan Turqinë që të ndërmerrte masa serioze për dorëzimin e Ulqinit, Malit të Zi. Frika e pushtimit të Izmirit, ku nxirreshin të ardhurat doganore më të mëdha të Perandorisë, e bindi Turqinë se çështja e Ulqinit s’mund të vijonte më gjatë dhe u përgjigj se do të merrte masa për ta dorëzuar menjëherë. Duke parë se Turqia ishte vënë me shpatulla pas murit dhe nuk mund të vepronte ndryshe, Komisioni i Lidhjes së Prizrenit iu përgjigj flakë për flakë.
Malazezët tentonin të siguronin Shqiptarët se nuk ishte Mali i Zi ai që kërkonte të aneksonte Ulqini e Tivarin, por kështu kishin vendosur Fuqitë e Mëdha evropiane.
Krajl Nikolla shqetësohet shumë nga gjendja e paparashikuar dhe nxiton të sigurojë shqiptarët se nuk dëshiron aspak të sulmojë më Shqipërinë. Por Lidhja tejkalon tashmë vetveten dhe jep urdhër të sulmohet Mali i Zi. Vetëm ndërhyrja e Fuqive të Mëdha do të jetë agjenti i jashtëm që do të shpëtojë Malin e Zi nga mësymja Shqiptare. Kishin kaluar dy vjet nga Kongresi famëkeq i Berlinit dhe çështja e kufirit midis Portës së Lartë dhe Malit të Zi nuk ishte zgjidhur. Shqiptarët ndodheshin në pozicione të sigurta dhe nuk lëshonin troje. Me propozim të Austro-Hungarisë hidhet ideja që Malit të Zi t`i jepet qyteti i Ulqinit me rrethinat, sepse edhe pozita e tij gjeografike ishte më e favorshme se krahinat e mëparshme, të cilat ishin malore. Pasi merr miratimin e Fuqive të Mëdha, ushtria e Malit të Zi lëviz drejt qytetit të Ulqinit, e organizuar në 22 batalione. Lidhja, nga ana e saj, ngarkon degën e Shkodrës për organizimin e mbrojtjes së qytetit. Thirrjes i përgjigjen menjëherë 270 shkodranë dhe pas tyre niset edhe komandanti i përgjithshëm i caktuar nga Lidhja për mbrojtjen e Ulqinit, Jusuf agë Sokoli, me 500 shkodranë të tjerë. Këtij i bashkohen edhe 300 Shqiptarë të tjerë nën komandën e Haxhi Mehmet Becit e Mehmet Gjylit.

Qeveria e Stambollit mori masa të tjera shtrënguese kundër shkodranëve për të siguruar dorëzimin pa luftë të Ulqinit. Ajo vendosi të përfitonte nga përçarja që u thellua në Kuvendin e Dibrës dhe t’i jepte fund qëndresës së Lidhjes për mbrojtjen e Ulqinit. Më 25 tetor 1880, Porta e Lartë largoi nga Shkodra gjeneral Riza Pashën dhe në vend të tij dërgoi mareshal Dervish Pashën, të shoqëruar nga 21 batalione dhe të pajisur me fuqi të jashtëzakonshme. Ai u emërua komisar i jashtëzakonshëm dhe kryekomandant i Vilajetit të Shkodrës. Për të shmangur pusitë e forcave shqiptare, Dervish Pasha udhëtoi nga Stambolli në Shqipëri me anije. Sapo arriti në Shkodër, më 3 nëntor 1880, ai i dha një ultimatum Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës për të tërhequr vullnetarët Shqiptarë nga Ulqini.

Më 22 nëntor 1880, ndërsa Shkodra nuk e kishte kapërcyer ende krizën e brendshme politike, Dervish Pasha i dha urdhër ushtrisë turke të fillonte marshimin për në Ulqin. Atë ditë ushtritë turke u ndeshën me forcat shqiptare te Kodra e Kuqe,(Mozhurri) Mali Brisë mu afër fshatit Kllezna. Në fillim vullnetarët Shqiptarë i sprapsën ushtritë turke, por më vonë, pasi arritën reparte të tjera osmane të pajisura me artileri moderne, forcat Shqiptare u thyen. Komandanti i tyre Isuf Sokoli u plagos rëndë dhe pak më vonë vdiq.
Pasi u thye ushtria Shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hynë në Ulqin, më 23 nëntor 1880, të cilin pastaj më 26 nëntor ua dorëzuan ushtrive Malazeze( qe u futen pa lufë). Së bashku me dorëzimin e Ulqinit mori fund edhe çështja e kufijve veriorë, e cila kishte shqetësuar për gati 30 muaj jo vetëm Perandorinë Osmane, por edhe diplomacinë evropiane. Megjithatë, edhe pse çështja e kufirit turko-malazez u mbyll, lufta që zhvilluan Shqiptarët kundër shantazhit brutal të Fuqive të Mëdha dhe ndërhyrjes ushtarake të Portës së Lartë la përshtypje të thellë në opinionin publik të Evropës. Jo vetëm në shtyp, por edhe në disa parlamente të Evropës, u ngritën zëra proteste kundër politikës së Fuqive të Mëdha, të cilat vendosën të përdornin luftanijet për të shtypur të drejtat kombëtare të popullit Shqiptar.

“Vija kufitare tërësisht në rregull ia dha Tivarin Malit të Zi, por për këtë hapësira e Ulqinit u nxor me dhunë nga interesat ekonomike të rajonit të Shkodrës dhe iu bashkëngjit krijesës së huaj, shtetit fantazmë të Malit të Zi”, – shkruante studiuesi çek, Viktor Dvorski, duke theksuar se për malazezët Ulqini ishte “i largët, i huaj për nga gjuha, feja dhe mundësitë ekonomike”.

Pad hyrjes së trupave malazeze Ulqinin e braktisën 413 familje Shqiptare Ulqinake me rreth tre mijë anëtarë, që bënte, madje 40 për qind të popullatës qytetare, të cilët kryesisht u shpërngulën në Shkodër dhe Durrës. Pronat e tyre i morën malazezët. Disa ardhacakë merrnin gurët nga bedenat e Kalasë për të ndërtuar shtëpitë e tyre. Krajl Nikolla thuri një vjershë për Ulqinin, këtë perlë që iu hoq nga trupi i Shkodrës.

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

14 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

15 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

16 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

17 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

18 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

2 days ago