<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ç’duhet të dini për lemzën, si shenjë të Covid-19!

Hulumtimet konfirmojnë se lemza mund të jetë një shenjë e Covid-19, por një shenjë shumë e rrallë.

Studimet nisën në fillimet e pandemisë, kur një burrë 64-vjeç kishte si simptomë të vetme lemzën dhe ishte i infektuar me Covid. Një tjetër pacient 62-vjeçar gjithashtu ka raportuar kohët e fundit, se ka patur lemzë si simptomë të koronavirusit të ri. I moshuari kishte përjetuar lemzë për një periudhë 4 ditësh. Sigurisht, këto janë dy raste individuale, por nuk janë të vetmit, edhe pse nga ana tjetër, sikur përmendëm, nuk janë as raste që ndodhin shpesh. 

Duhet theksuar se kërkohet ende të bëhen më shumë hulumtime, për të përcaktuar një lidhje midis lemzës kronike dhe koronavirusit, apo edhe varianteve të reja të tij.

Sikurse e dimë, lemza është mjaft e zakonshme dhe ndodh kur diafragma pa dashur kontraktohet/tkurret. Diafragma është muskuli që gjendet direkt nën mushkëri dhe ndan pjesën e kraharorit nga barku. 

Lemza mund të shkaktohet nga gjithçka, duke filluar nga ngrënia deri te ajri, stresi e shumë më tepër. Ndonëse mund të jetë e bezdisshme, rrallë është shenjë e diçkaje të rrezikshme. Në përgjithësi, zgjat vetëm disa minuta – edhe pse në disa raste, ndodh të zgjasë me orë të tëra. 

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, lemza që zgjat më shumë se 48 orë konsiderohet shqetësuese dhe duhet të adresohet te një mjek.

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

8 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

11 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

11 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

12 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

12 hours ago