Pesë qytete legjendare të humbura, që nuk janë gjetur kurrë

Pesë qytete legjendare të humbura, që nuk janë gjetur kurrë

Historia e Atlantidës është një nga rrëfimet më të njohura dhe më të qëndrueshme të një qyteti të humbur, që thuhet se është përpirë nga deti, dhe ka humbur përgjithmonë. Por historia e saj nuk është unike, pasi edhe kulturat e tjera kanë legjenda të ngjashme të tokave dhe qyteteve që janë zhdukur nën dallgët e detit, apo që kanë humbur nën rërat e shkretëtirave

Ja cilat janë 5 qytete të tilla legjendare:

Persi Fouset dhe qyteti i humbur Z

Në vitin 1925, në moshën 58–vjeçare, eksploratori Persi Fouset shkoi në xhunglat e Brazilit për të gjetur një qytet të humbur misterioz, të cilin ai e quajti “Z”. Ai dhe ekipi i tij do të zhdukeshin pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa ajo ngjarje do të bënte shumë bujë. Pavarësisht misioneve të panumërta të kërkim-shpëtimit, Fouset nuk u gjet kurrë.

Që në vitin 1906, Shoqata Mbretërore Gjeografike, e ftoi eksploratorin të vëzhgonte një pjesë të kufirit midis Brazilit dhe Bolivisë. Ai kaloi 18 muaj në zonën Mato Grosso dhe gjatë ekspeditave të tij të ndryshme u fiksua pas idesë së civilizimeve të humbura në këtë zonë.

Në vitin 1920, ai gjeti në Bibliotekën Kombëtare të Rio De Zhaneiros një dokument të quajtur “Dorëshkrimi 512”. Ai ishte shkruar nga një eksplorues portugez në vitin 1753, qëpretendonte se kishte gjetur një qytet me mure të trasha në rajonin e Mato Grosso në mesin epyjeve të Amazonës, që të kujtonte Greqinë antike.

Fouset nisi kërkimet 1 vit më vonë, por ekipi i tij shpesh pengohej nga vështirësitë e xhunglës, kafshët dhe sëmundjet e rrezikshme. Katër vjet me vonë u zhduk. Edhe pse qyteti i humbur “Z” nuk është gjetur kurrë, shumë qytete antike dhe mbetje të vendeve fetare janë zbuluar vitet e fundit në xhunglat e Guatemalës, Brazilit, Bolivisë dhe Hondurasit.

Qyteti i humbur Aztlan, atdheu legjendar i Aztekëve

Populli Aztek i Meksikës krijoi një nga perandoritë më të fuqishme të Amerikës antike. Ndërsa ka mjaftueshëm të dhëna për perandorinë e tyre të vendosur në kryeqytetin e sotëm të Meksikës, dihet shumë pak për fillimin e kulturës Azteke.

Shumë historianë e konsiderojnë ishullin e humbur Aztlan si atdheun e lashtë ku Aztekët nisën të formoheshin si një civilizim para emigrimit të tyre në Luginën e Meksikës. Disa besojnë se është një tokë mitike, e ngjashme me Atlantidën apo Kamelotin.

Të tjerë besojnë se është një vendndodhje e vërtetë, që një ditë do të identifikohet. Kërkimet mbi Aztlan janë shtrirë nga Meksika Perëndimore, deri në shkretëtirat e Utah në SHBA, me shpresën për të gjetur ishullin legjendar. Sidoqoftë, këto kërkime kanë qenë të pafrytshme.

Toka e humbur e Lionese, qyteti legjendar në fund të detit

Në legjendën arturiane, Lionese është vendi i Tristanit, nga historia legjendare e Tristanit dhe Izoltës. Toka mitike e Lionese thuhet se është fundosur nën det. Gjithsesi, sot ekziston një farë besimi se ai përfaqësonte një qytet real që u zhyt në det shumë vite më parë.

Para fundosjes, Linese do të ketë qenë mjaft i madh, duke pasur 140 fshatra dhe kisha. Thuhet se ai u zhduk më11 nëntor 1099 (megjithëse disa histori tregojnë vitin 1089, ndërsa disa të tjera flasin për shekullin VI-të). Papritur toka u përmbyt nga deti. Fshatra të tëra u përpinë nga deti, njerëzit dhe kafshët e zonës u mbytën.

Disa historianë besojnë se Lionse ishte një vend real shumë pranë Ishujve Shilli në Kornuoll të Anglisë. Të dhënat tregojnë se në të kaluarën nivelet e detit ishin dukshëm më të ulëta, ndaj është shumë e mundur që një zonë që dikur përmbante një vendbanim njerëzor mbi tokë, tani të jetë nën nivelin e detit.

El Dorado, qyteti i humbur i arit

Gjuetarët e thesareve dhe historianët e kanë kërkuar prej qindra vjetësh El Doradon, qytetin e humbur të arit. Origjina e tij vjen nga përrallat legjendare të fisit Muiska, që pas 2migrimeve pushtoi zonat Kundinamarka dhe Bojaka të Kolumbisë.

Sipas legjendës, kur zgjidhej një udhëheqës i ri, zhvilloheshin shumë rituale. Gjatë njërit prej tyre, mbreti i ri çohej në Liqenin Guatavita, ku zhvishej lakuriq dhe mbulohej me pluhur ari. Ai do të hipte mbi një trap së bashku me shoqëruesit e tij, dhe sasi të mëdha ari dhe gurësh të çmuar.

Në vitin 1545, konkuistadorët spanjollë Lazaro Fonte dhe Hernan Perez de Kesada u përpoqën qëtë thanin liqenin Guatavita. Gjatë punës për ta arritur këtë, ata gjetën ar në brigjet e tij, çka nxiti dyshimet se liqeni përmbante një thesar të madh.

Ata punuan për tre muaj, me qindra punëtorë që përdorën kovat, por nuk ishin në gjendje që të kullonin liqenin aq shumë sa të gjenin ndonjë thesar. Një përpjekje tjetër u bë në vitin 1580 nga biznesmeni Antonio de Sepulveda. Sërish u gjetën copa ari gjatë brigjeve, por thesari në thellësi të liqenit mbeti i pazbuluar.

Ekspertët besojnë se liqeni mund të përmbajë deri në 300 milion dollarë ar. Por të gjitha kërkimet u ndalën kur qeveria kolumbiane e shpalli liqenin një zonë të mbrojtur në vitin 1965. Sidoqoftë, kërkimi për El Doradon vazhdon.

Qytetet e humbura në shkretëtirën e Dubait: Historia e Fshehur

Dubai kultivon sot imazhin e arkitekturës verbuese ultra-modern edhe pasurimit të lehtë. Por shkretëtirat rreth tij fshehin qytete të harruara dhe një histori sekrete, që zbulon se si banorët e saj të hershëm u adaptuan dhe i mbijetuan ndryshimeve dramatike të klimës në të kaluarën.

Një nga qytetet më të famshëm të humbur është qyteti mesjetar i Xhulfarit, vendlindja e detarit legjendar arab Ahmed ibn Maxhid, por edhe e Sindbadit legjendar.

Xhulfar lulëzoi për 1 mijë vjet para se të rrënohej dhe zhdukej nga kujtesa njerëzore për gati dy shekuj. Ndryshe nga qytetet e tjera të shkretëtirës, ​​Xhulfar ishte një port i lulëzuar, qendra e tregtisë në pjesën jugore të Gjirit Persik në Mesjetë. Por një qendër e tillë tërhoqi vëmendjen e vazhdueshme nga fuqitë rivale.

Portugezët e pushtuan në shekullin XVI, kur qyteti banohej nga rreth 70.000 njerëz. Një shekull më vonë, ai kaloi në duart e persëve, që humbën në vitin 1750 përballë luftës me fisin arab Kauasim nga Sharia. Ky fis që vazhdon të sundojë edhe sot e kësaj dite në rajon e la Xhulfarin e vjetër të rrënohet gradualisht shumë pranë qytetit të sotëm të Dubait.

Marrë me shkurtime nga Ancient Origins – Bota.al

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

6 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

7 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

8 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

9 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

9 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago