<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cilat janë gratë që u bënë luftëtaret më të famshme të historisë së njerëzimit

Formacionet e para ushtarake të përbëra vetëm nga femra , në Europë u krijuan rreth viteve 1900. Formacioni i parë u krijua në Rusi gjatë Luftës së parë botërore (1917): ishte batalioni femëror i vdekjes dhe përbëhej nga gra që vetëofrohen për të luftuar në vijen e parë të frontit. Por në të kaluarën e afërt dhe të largët nuk kanë munguar raste të luftëtareve qe zbrisnin në fushën e betejës për të mbrojtur popullin e tyre. Në qoftë se historia e femrave amazone është një mit i ushqyer me shumë mundësi nga disa luftetare shiite të cilat luftonin mbi kuaj,janë me tepër se legjendare historitë e grave dhe mbretëreshave të cilat kanë rrokur armët në emër të një ideali ose për të mbrojtur kufinjtë e territorit të tyre. Ja disa nga luftetaret më të famshme të historisë:

Mikesha e persëve, Artemisia, (Shek.VI-V p.e.s)

Ishte mbretëreshe e Halikarnas-it një qendër e vogël në Azinë e Vogël.Gjatë luftës së dytë persiane u vendos përkrah persëve të cilët luftonin kundër grekëve. Sipas Herodotit ( 484-430 p.e.s) , i cili ishte nga Halikarnasi,mbretëresha Artemisia mori pjesë në betejën e Salaminës (480 p.e.s ), dhe kur situata ne fushën e betejës ishte në favor të grekëve dhe duke kuptuar se nuk kishte më mundësi fitoreje ,ia doli të mbijetojë falë nje stratagjeme origjinale : urdhëroi marinarët te ndryshojne simbolet dhe veshjet te njejta me simbolet e flotes greke.Me mbarimin e betejës vazhdonte të interesohej për fatet e luftës . Mbreti i mbretërve Serse u konsultua shumë herë me të , dhe si shperblim i dha një anije greke

HAKMARRËSJA, Tomiri, (Shek.VI p.e.s)

Mbretëresha e Massageti , u bë e famshme per fitoren dhe vrasjen e perandorit pers Kiri i Madh (530 p.e.s), kur ai sulmoi vendin e saj për ta pushtuar.Shpirti i saj i copëtuar u bë legjendar: për tu hakmarrë për vdekjen e të birit i cili u vra nga Kiri i Madh në dyluftim , pasi e vrau perandorin pers , ia zhyti koken ne nje lekure dhie te mbushur me gjak dhe me pas ia këputi. Sipas disa gojëdhënave e mbajti kafkën e perandorit gjithë jetën e saj , duke e pëerdorur si kupë për të pirë verë.

Më e hekurta anti-romake, Budika, (33-60 e.r)

Ishte mbrtëresha e tribuse se Ikenëve (Anglinë Lindore). Në periudhën që romakët ishin duke luftuar për pushtimin e Britanisë (43-84 d.C.) , Budika udhëhoqi revoltën më të madhe të tribuve të ishullit kundër tyre. Dione Cassio (Shek II ) e përshkruan si një grua me “sy të hekurt dhe me zë të vrazhdë”.Sipas tregimtarëve thuhet që ka qene shtatlartë dhe shumë e bukur.Me origjinë aristokrate, ne moshën 7-vjecare e dërguan në një familje tjetër ku ajo u rrit me traditat kelte , dhe më pas u martua me mbretin e tribusë së fuqishme të Ikenëve. Pas vdekje së mbretit , romakët pushtuan mbrtërine e tyre , duke e poshtëruar dhe Budikën publikisht. Ne vitin 60 te e.r udhëhoqi një revoltë antiromake e cila kulmoi me betejën e Ëatling Strret .E dtyruar te dorëzohej ajo beri vetëvrasje .

MBRETËRESHA E PALMIRES, Ksenia -Ksenobia, (Shek .III e.r)

Mbretëreshë e mbretërisë së Palmirës (qyteti antik që u shkatërrua nga ISIS) ishte nje mbretëreshë krenare anti-romake.Mbretëria e saj ne momentin e zgjerimit më të madh shkonte nga Siria deri në kufij me Egjptin.Mbretëresha synonte të zgjeronte territoret e saj në të gjithë Azinë e Vogël. Në vitin 270 kerkoi të arrinte një marrëveshje me perandorin romak Aureliano për të konsoliduar kufijtë e territoreve nën mbretërinë e saj..Por si përgjigje Aureliano bëri nje kunderofensivë duke e mundur në Emesa në vitin 272 e.r.Pas rrethimit të Palmirës , ndërkohë që tentonte te largohej për në Persi u zu rob: por Aureliano i fali jetën dhe e dërgoi ne Romë duke i bërë dhe shëtitjen si trofe lufte.

Vajza e ORLÉANIT,  Zhan D’Ark, (1412-31)

Jetoi përgjate periudhës së luftës njëqindvjecare (1337-1453) ku ne konflikt ishin dy kombe që po lindnin Franca dhe Anglia. Me origjinë jo fisnike ,ne moshen 17 vjecare, kishte bindjen në vetvete se ishte përzgjedhur nga Zoti për të shpëtuar Francën dhe pasi përshkoi 2000 km dhe mbërriti në oboriin e Karlit te Shtatë dhe kërkoi te kalëronte ne krye te ushtrisë që shkonte në ndihmë të Orléans, e rrethuar nga ushtria e Enrikut VI. Pasi mori konsensusin e mbretit Cupëlina dhe ushtria e saj ia dolën të clirojnë Orléans. Por karriera e saj u ndërpre shumë shpejt : pasi e kapën një vit më pas në një kurth, iu dorëzua Mbretit të Lukesmburgut, i cili ia dhuroi si trofe lufte anglezëve.Në vitin 1431 , në moshën 19 vjecare , u akuzua për heretizëm dhe u dogj e gjallë.Zhan D’Ark është shenjtëruar dhe është patrone e Francës.

Mbretëresha e Forli, Caterina Sforza, (1463-1509)

Vajza e Galeazzo Maria Sforza dhe nëna e Giovanni dalle Bande Nere, qeverisi mbi provincen e Imola dhe Forli. E mbiquajtur Tigreshë për kurajon dhe vendosmërinë e saj,u mor vetë në mënyrë direkte për mbrojtjen e shtetit të saj:planifikonte manovrat ushtarake , per nevojat e ushtrisë , armët dhe kuajt si dhe stërvitjen ushtarake. Por kjo nuk mjaftoi që të arrinte të ruante territoret e saj nga pushtimet e famëkeqit Cesare Borgia, i mbiquajtur il Valentino. U burgos ne Romë ,pasi rifitoi lirinë ,jetoi vitet e fundit të jetës së saj në Firence shkruan ‘ata’.

Grua SAMURAI, Nakano Takeko, (1847-1868)

Ishte onna-bugeisha, pra një grua luftëtare e cila i përkiste arstokracisë japoneze.Këto gra mund të merrnin pjesë ne beteja , së bashku me meshkujt samurai dhe ishin të stërvitura në përdorimin e armëve për të mbrojtur shtëpinë e tyre ,familjen dhe nderin ne kohë lufte. Nakano Takeko u vendos në krye të një trupe speciale të përbërë nga gra luftëtare , një lloj ushtrie femërore e cila lufton me një shpatë japoneze naginata . Vdiq ne fushën e betejës së Aizu ( 1868) në kulmin e Luftës civile japoneze.

Luftëtare dhe shkrimtare, Nadežda Andreevna Durova, (1783-1866)

Bija e një komandanti huzar,u rrit ndërmjet kalorësve. Mbase dhe nga ky fakt ajo mendoi që nuk do të bënte një jetë prej shtëpiakeje , por do të ndiqte karrierën ushtarake. Kështuqë ajo u regjistrua me një emeër mashkullor në trupën e Ulaneve , ushtarë kalores te paisur me heshta dhe përgjate betejave napoleonike fitoi disa medalje ushtarake. E apasionuar pa s letërsisë publikoi kujtimet e saj ne revistën Sovremennik (1836) me një prezatim te poetit rus Pushkin.

Luftëtare dhe shkrimtare, Asia Ramazan,

E mbyllim këtë galeri me një “luftëtare” të ditëve të sotme : Asia Ramazan (1996-2014), nje luftëtare kurde e cila kërkoi të ndalonte avancimin e Isis ne territoret e Kurdistanit sirian. Nel 2014, vetëm 18 vjec , u be vullnetare e radhëve të Ypj- milicisë femërore kurde, pjesë e milicisë së Kurdistanit sirian.U bë e famshme në mediat perëndimore si simbol i heroinës rezistuese , dhe vdiq ne vitin 2016 në nje beteje ne Minbic , Siria e Veriut .

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

22 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

2 days ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

2 days ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

2 days ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

2 days ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

3 days ago