Emri i Thomas Greshamm (1517-1579), këshilltari financiar i Mbretëreshës Elisabeta I, përmendet në shkencën ekonomike edhe si formuluesi i parë i ligjit ose rregullit, sipas të cilit, “monedha e keqe nxjerr nga qarkullimi monedhën e mirë”. Çfarë nënkupton kjo dhe në cilat kushte gjen zbatim?
Ky ligj është përcaktuar në kohën kur paraja ishte në formën e monedhave prej ari dhe argjendi. Në një treg, ku këmbimi bëhej me monedha ari dhe argjendi, njerëzit prireshin të harxhonin më shumë monedha prej argjendi dhe të ruanin/mbanin mënjanë më shumë monedhat prej ari. Pra, kur kemi të bëjmë me monedha me të njëjtën vlerë nominale me kurs ligjor, por me përbërje të ndryshme metali, monedhat me përmbajtje metali më të lirë do të përdoren si mjet këmbimi, ndërkohë ato me përmbajtje metali më të çmuar ose do të mbahen mënjanë ose do të eksportohen, pra do të dalin jashtë qarkullimit.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…