<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Uthulla e rrushit dhe përfitimet për shëndetin e mirë të organizmit

Në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, amvisat përdorin kryesisht uthullën e mollës ose të rrushit. Uthullën e këtij të fundit e gjejmë në shumë varietete: balsamike, të verës së kuqe dhe asaj të bardhë.

Uthulla e rrushit në përgjithësi ofron shumë përfitime për organizmin e njeriut, të cilat do t’i gjeni të listuara në këtë artikull.

Sindroma Metabolike
Uthulla e verës së kuqe të rrushit përmban shumë antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga sindroma metabolike. Kjo e fundit është një term që përfshin një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh, kombinimi i të cilave rrisin rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare. Antioksidantët tek kjo uthull ndihmojnë në parandalimin e diabetit duke ngadalëlsuar metabolizimin e insulinës. Uthulla e rrushit gjithashtu pengon bllokimin e enëve të gjakut, një faktor kyç i atakut në zemër dhe ishemisë. Këto antioksidantë rrisin nivelin e kolesterolit të mirë dhe pastrojnë enët e gjakut. Ekspertët, thonë se sa më e errët ngjyra e uthullës, aq më e pasur është ajo me antioksidantë.

Oreksi
Uthulla me bazë rrushi përmban acid acetik, që njihet për aftësinë në uljen e oreksit. Ekspertët suedezë thonë se ky acid rrit ndjesinë e ngopjes. Acidi acetik ka ndikim edhe në mëlçi dhe në mënyrën se si ky organ metabolizon glukozën. Kësisoj, uthulla e rrushit mund të jetë e dobishme për diabetikët të cilët përballen me një nivel të lartë të glukozës në gjak përpara konsumit të vakteve.

Irritimet e Lëkurës
Uthulla me bazë rrushi përdoret në shumë kura tradicionale për irritimet e lëkurës, pickimet e insekteve e të tjerë, apo djegien nga dielli. Njerëzit që kanë lëkurë të thatë apo kanë kruarje të lëkurës mund të bëjnë banjë me tretësirën e uthullës. Mjafton që në vaskën e mbushur me ujë të hidhni dy lugë uthull me bazë rrushi dhe të lejoni që ajo të kryejë funksionin e saj zbutës dhe ushqyes në lëkurë./

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

6 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

6 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

6 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

1 day ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

1 day ago