Gjuha dhe shkronjat pellazge misteri i ruajtur në kishat kristiane

Nga Dr. sc. Astrit Sahitaj

Qysh në fillim të këtij hulumtimi, që bënë fjalë mbi gjuhën e pellazgëve, po e vë në dukje se, në bazë të përpjekjeve të mia për këtë temë, askund nuk kam hasur në ndonjë të dhënë për ndonjë fjalë a fjali të pellazgjishtes nga autorët antikë. Nga goja e tyre është thenë se pellazgjishtja ishte folur. Se ishte folur kanë dëshmuar shumë autorë të vjetër grekë që nga Odiseu e deri te Plini Plak.

Nga këto deklarime të autorëve të vjetër mësohet thjesht, po edhe prerazi se pellazgët kan pas gjuhën dhe alfabetin e vet. Po edhe nga të dhënat e autorëve të tjerë nënkuptohet leht se pellazgët kishin gjuhën dhe traditat e veta.

Pra kur i lexojmë me vemendje autorët antikë duke filluar nga Homeri, shohim se pellazgët ishin popull i nderuar dhe i respektuar nga tributë e popujt tjerë me të cilët ishte në kontakte të herëpashershme. Nga ta mësojmë se ky popull i cilësuar hyjnor kishte gjuhën e vet, që dallonte nga të folmet e tjera. Ata jo vetëm që e kishin gjuhën por, në bazë të një dëshmie të dhënë nga Plini në veprën e tij “Naturalis Historia” (Historia e natyrës), mësojmë se :

“Germat e alfabetit i sollën në Lat pellazgët”[1] Për ata që mirren me hulumtimet e çështjeve gjuhësore dëshmia e Plinit Plak është një sihariq i mire, sepse përderisa pellazgët paskan sjellur shkronjat e alfabetit, ata jo vetëm që kan pasë gjuhën e vet, por dëshmohet se ishin njerëz me tradita të një kulture të lartë.

Lidhur me alfabetin e pellazgëve deri më tash nuk dimë se çfarë alfabeti do të kenë pasë ata. Kjo çështje, të paktën deri më sot, nuk ka qenë trajtuar as nuk është përmendur nga asnjë autor antik. Ndërsa lidhur me gjuhën e folur të tyre është bërë fjalë nga shumë autorë të lashtësisë, por, siç do e shohim, shkrimet e tyre janë të një karakteri informativ, nga të cilat njoftohemi se pellazgët kishin gjuhën e vet, e cila flitej në ato vende ku jetonin e vepronin ata, por asnjë fjalë nuk thuhet për veçantitë gjuhësore, madje nuk përmendet as edhe një fjalë e gjuhës së tyre.

Gjuha dhe shkronjat pellazge kan qenë lënë pas dore dhe nuk janë marrë me to deri në restaurimin e shkencës në shek XV. U la anësh gjuha dhe shkronjat thuaj se se nuk kanë ekzistuar kurrë, edhe pse ato ishin përdorur në të gjitha vendet ku u vendosën pellazgët dhe pasardhësit e tyre, si edhe në Azi dhe në Europë, kur për shumë vite shkruhej nga e djathta në të majtë. Deri sa ndikoi alfabeti pellazg të shkruhej nga e majta në të djathtën, që në procesin e kohës u miratua metoda e shkrimit nga të gjithë në Evropë, dhe në disa pjesë të Azisë.[2]

Pesë tabelat e zbuluara në Eugibium, në vitin 1456, janë të një kohe shumë të lashtë. Atë Gori thot se janë shkruar dy shekuj para luftës trojane dhe se tri prej tyre, në monumentet etruske, janë shkruar në gjuhën pellazge.[3]

Pellazgët, të parët e sollën alfabetin në Itali, Ky alfabet përbëhej nga trembëdhjetë shkronja, sipas Dr. Swinton; por sipas Atë Gorit del se alfabeti origjinal përbëhej vetëm prej dymbëdhjetë shkronjave. Ja si duken këto dy alfabete:

postbck postbck

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

1 day ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

4 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

4 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

4 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

4 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

4 days ago