<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Dallimet mes vaksinave të Astrazeneca-s, Moderna-s dhe Pfizer-it

Tri vaksinat COVID-19, Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, duket se do të jenë temë diskutimi edhe për një kohë të gjatë. Ndërsa të gjitha kanë të njëjtin qëllim, ka disa dallime thelbësore duke nisur nga përbërja e tyre deri tek çmimi apo lehtësia e ruajtjes dhe shpërndarjes. Vaksina Pfizer njësoj si ajo Moderna përdor teknologjinë inovative të mesazhit RNA. Kjo teknologji mëson qelizat tona se si të prodhojnë një proteinë, e cila është ajo që e bën sistemin imunitar të reagojë kundrejt viruseve.

Gazetar: Liridon Spahiu

Pretendohet se efikasiteti i tyre në luftimin me sukses të COVID-19, deri në 95%, është më i lartë se ai i AstraZeneca. Sidoqoftë, të dyja janë të kushtueshme dhe të pa përballueshme për shumë shtete.

Pengesa më e madhe e Pfizer është se ajo duhet të ruhet në të ftohtin ekstrem, në temperatura nga -70 gradë deri në -80 gradë. Ndërkohë Moderna mund të qëndrojë për 30 ditë në një temperaturë midis 2-8 gradë por për periudha më të gjata do të duhet të qëndrojë në -20 gradë.

Krahasuar me Pfizer dhe Moderna, AstraZeneca përdor një teknikë tradicionale të vaksinës, duke përdorur një version të dobësuar të virusit që shkakton ftohjen e zakonshme.

Ky virus është ndryshuar gjenetikisht me një gjen për një proteinë të koronavirusit, për të provokuar kësisoj dhe reagimin imunitar të trupit.

Shkalla e efikasitetit të saj është më e ulët, rreth 70% por në kushte të caktuara efikasiteti i saj mund të arrijë deri në 90%, pesë më pak se Pfizer dhe Moderna.

Vaksina AstraZeneca është shumë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur sesa ajo e Pfizer.

Vaksina e AstraZeneca është zbuluar të jetë 76% efektive kundër koronavirusit origjinal pas dozës së parë. Kur jepet një dozë e dytë, efikasiteti rritet në 82%.

Vaksina gjithashtu është zbuluar se zvogëlon kohëzgjatjen e ngarkesës virale, e cila mund të ngadalësojë transmetimin e virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca edhe nëse variante të ndryshme janë të pranishme në një vend.

Aktiviteti i antitrupave neutralizues është ekuivalent me atë të vaksinave të tjera COVID-19 që kanë demonstruar kundër rasteve më të rënda, veçanërisht kur intervali i vaksinimit optimizohet në 8 deri në 12 javë.

Vaksina AstraZeneca siguron një mbrojtje kundër variantit B.1.351, sepse antitrupat e krijuar pas vaksinimit do të njohin pjesë të variantit të virusit dhe do t’i bllokojnë ato.

Bashkimi Europian tashmë ka blerë miliona nga këto tri vaksina, por ajo që do të merret nga qytetarët e Kosovës, është pikërisht kjo e fundit, pra Astra Zeneca.

#gjesi

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

8 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

11 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

12 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

13 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago