Ka aq shumë këshilla nga specialistët për këtë pyetje, sa shpeshherë janë edhe kontradiktore. Siç dihet, frigoriferi është shpikur për të mbajtur ushqimet e freskëta dhe mbajtja e bukës aty është një nga këshillat që shpeshherë është marrë e mirëqenë, por në fakt, nuk është kështu.
Sipas një studimi të fundit në Britani, specialistët kanë arritur në përfundimin se arsyeja pse buka nuk duhet ruajtur në frigorifer fshihet tek niseshteja që përdoret për gatimin e saj, e cila ndryshon sipas temperaturave.
Ruajtja e bukës në frigorifer kristalizon niseshtenë dhe pasi ajo bie në temperaturë ambienti, kthehet në gjendjen e mëparshme. Niseshteja e bukës ndryshon kombinim dhe pasi ngrohet, modifikohet sërish duke e bërë bukën edhe më të fortë. Ky proces largon shijen e bukës dhe i humbet freskinë asaj në një kohë më të shkurtër.
Çfarë duhet bërë për të ruajtur më gjatë bukën
Një nga specialistët e studimit, David Norman, këshillon që mënyra më e mirë për ta mbajtur bukën të freskët është të mos e blesh atë me feta, sepse kështu ajo thahet më ngadalë.
Gjatë vaktit pret vetëm disa feta, aq sa do të konsumosh, dhe pjesën tjetër e lë të paprerë. Në rast se sasia e bukës është e madhe dhe do ta ruash në frigorifer, mënyra më e mirë për të ndaluar procesin e rikristalizimit të niseshtesë është ta futësh në një enë hermetike ose në një qese.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…