<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të mbani në kontroll rrahjet e zemrës

I keni parasysh momentet kur zemra rreh aq fort sa duket sikur do të dalë nga kraharori? Këto e raste të tjera tregojnë se zemra juaj rreh në mënyrë të çrregullt.

Luhatjet në rrahjet e zemrës mund të jenë pasojë e ndonjë problemi mjekësor siç janë:

Tiroidja,

Aritmia,

Fibrilacioni atrial

e në raste më ekstreme, dështim i zemrës.

Si të përmirësoni rrahjet e zemrës

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se metodat e përmendura më poshtë ju ndihmojnë që rrahjet e zemrës suaj të jenë të rregullta.

Teknikat e qetësimit

Stresi ka një ndikim të fortë tek zemra dhe mënyra se si ajo rreh.

Prandaj, ekspertët thonë se njeriu duhet të mësojë disa teknika qetësimi që të përballet me stresin dhe të mbrojë zemrën.

Ndër metodat më të mira janë: aktiviteti fizik, joga, meditimi, frymëmarrja e thellë etj.

Kujdes me stimuluesit

Luhatjet në rrahjet e zemrës mund të çrregullohen si pasojë e disa stimuluesve siç janë: duhani, droga, kafeina, çaji, lëngjet e gazuara, ilaçet kundër tensionit të lartë dhe ato kundër kollës.

Nervi vagus

Nervi vagus lidh trurin me zemrën ndaj shpesh ai duhet stimuluar për të qetësuar organizmin.

Nervi mund të qetësohet duke u kollitur, duke mbajtur një peshqir të ftohtë mbi lëkurë për disa sekonda, duke e larë fytyrën me ujë të ftohtë, e të tjerë.

Elektrolitet

Këto molekula të rëndësishme ndihmojnë në transferimin e sinjaleve elektrike në trup të cilat ndër të tjera rregullojnë rrahjet e zemrës.

Këto molekula mund të shtohen duke konsumua rushqime të pasura me sodium, kalçium dhe magnez. siç janë: patatet, bananet, avokadot dhe spinaqi.

Hidratimi

Kur trupi është i dehidratuar, zemrës i duhet të punojë më fort për qarkullimin e gjakut.

Një gjë e tillë shkakton luhatje në rrahjet e zemrës.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të pijnë mjaftueshëm ujë në ditë për tu hidratuar.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik mund të përmirësojë të gjithë shëndetin kardiovaskular, të ulë ankthin dhe stresin.

Ecja, vrapi dhe nota janë disa prej aktiviteteve më të mira fizike për shëndetin e zemrës./

postbck postbck

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

4 hours ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

4 hours ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

1 day ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

1 day ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

1 day ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

1 day ago