Dhjetëra kimikate “misterioze” zbulohen në trupin e njeriut

Më shumë se njëqind kimikate të ndryshme gjenden në trupin e njeriut, nga të cilat 55 nuk janë regjistruar deri më tani, dhe 42 janë kimikate “misterioze”, origjina e të cilave nuk dihet, tregoi një studim i ri nga Universiteti i San Francisko.

Sipas hulumtimit të kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, ka shumë të ngjarë që këto kimikate të vijnë nga produkte të konsumit dhe burime të tjera industriale.

“Këto kimikate kanë të ngjarë të kenë qenë në njerëz për një kohë të gjatë, por tani teknologjia po na ndihmon t’i identifikojmë ato më mirë”, tha Tracy Woodruff, një profesoreshë e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në universitet.

Substancat u gjetën gjithashtu në gjakun e grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre të porsalindur, gjë që tregon se këto kimikate mund të udhëtojnë nëpër placentë dhe të transmetohen te foshnjat.

“Është alarmante që ne jemi ende duke parë kimikate të caktuara që udhëtojnë nga gratë shtatzëna tek fëmijët e tyre, që do të thotë se këto kimikate mund të jenë me ne për gjenerata,” tha ajo.

Për të identifikuar kimikatet e bëra nga njeriu që përfundojnë në trupat e njeriut, ekipi shkencor përdori spektrometrin e masës me rezolucion të lartë (HRMS). Janë identifikuar gjithsej 109 substanca, nga të cilat 55 nuk janë raportuar kurrë më parë te njerëzit dhe 42 janë kimikate “misterioze”, për të cilat nuk dihet me siguri se nga vijnë dhe për çfarë përdoren.

“Është shqetësuese që ne nuk mund të identifikojmë përdorimin ose burimet e kaq shumë prej këtyre kimikateve,” tha Woodruff.

Shkencëtarja i bëri thirrje Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së “të bëjë një punë më të mirë” dhe kërkoi që industria kimike të standardizojë raportet mbi përbërësit e saj kimikë dhe zbatimin e tyre.

“Ata duhet të përdorin fuqitë e tyre për të siguruar që ne të kemi informacionin e duhur për të vlerësuar rreziqet e mundshme shëndetësore dhe për të hequr kimikatet e rrezikshme nga tregu,” përfundoi ajo.

postbck postbck

Recent Posts

Flamuri shqiptar një nga pesë më të vjetrit në botë

  “Patriotwood” ka realizuar një hulumtim nga ku ka nxjerrë pesë flamujt më të vjetër…

6 hours ago

Njeriu që zotëronte gjysmën e arit të botës, më i pasuri i të gjitha kohërave

  Të gjithë jemi kureshtar për të ditur se cilët janë njerëzit më të pasur…

6 hours ago

Si e matën aq saktë grekët e lashtë perimetrin e Tokës?

  Sot është e qartë se Toka ka afërsisht formën e një sfere,por edhe se ajo mund të matet si çdo objekt sferik. Teknikisht,shkencëtarët…

7 hours ago

Vendi më i sigurt në botë në rast lufte

  Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”, një nga vendet…

8 hours ago

Fisi Atintan, ilir apo grek? Paradokset shkencore

  ILIR CENOLLARI Në mendiume të ndryshme shkencore është krijuar ideja se në gadishullin tonë…

8 hours ago

Kjo është historia e vërtetë e kësaj pikture të shenjtë për çdo besimtar të krishterë

  Kush prej jush nuk e ka parë kurrë këtë pikturë? Është shumë e famshme…

9 hours ago