<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Shqipëria ka kaq shumë njerëz të mëdhenj, sa preshët dhe lakrat”

Në Toskëri quajnë “njerëz të mëdhenj” ata që kanë arritur në një shkallë të sipërme në shërbim të guvernës: Ferid Pasha, Turhan Pasha, Tahir Pasha, Rexhep Pasha, Smail Qemal Beu, Esad Pasha, etj., janë, pas kokës së toskëve “njerëz të mëdhenj”.

Kjo është mjaft e bukur. Po ka më mirë. Mësova tani shpejt se gegët thirrkan “xhin të mdhâj” ata që kanë ergjend. Dodmasei dhe Terpua janë “xhin të mdhâj” pas kokës së gegëve.

Unë e kam për nder dhe për lëvdatë që në vendin tonë njerëzit e mëdhenj dalkan me aq shumësi sa preshët dhe lakrat. Se në vise të tjera, nga të gjitha pemët, më e rralla është njeriu i madh. Po të marrim për tregim [shembull] një mbretëri të gjerë si Englia, shohim se ajo sot për sot nuk ka e nuk njeh ndonjë njeri të madh në gji të saj.

Ka gjeneralë të mëdhenj si Lord Kitchner-in, burra-shteti të mëdhenj si Joseph Chamberlain, “businessmen” të mëdhenj, si Andrew Carnegie, vjershëtorë të mëdhenj si Swinburne. Po që kur vdiq Gladstone, nuk ka më, a nuk ka akoma ndonjë “njeri të madh”.

Në Gjermani prapë, njerëzit e mëdhenj janë të rrallë: Bismarck-u ish një njeri i madh; po kam frikë se mos nuk më besojnë kokat e Toskërisë kur t’u them se princi Von Bülow, i cili ndodhet sot në vend të Bsimarck-ut shkon [shihet] vetëm për një njeri i ndershëm dhe fatmirë (“kismetlli”).

Francës, që në vdekje të Victor Hugo-së nuk i ka dalë ndonjë njeri i madh: po edhe Victor Hugo-nj ka shumë sot në Francë, por vetëm atë e-quajnë të madh vjershëtor; dhe qeshin po të të shohin se ti i merrke ata për njerëz të mëdhenj.

Franca, si viset e tjera që quhen të qytetëruara, e përdor me shumë masë fjalën për të cilën po kuvendojmë. “Njeri i madh” ishte Napoleoni i I-rë; po megjithëse më pak i dëgjuar, njeri i madh ishte, për tregim, edhe një burrë si Dupleix, trajtori [guvernatori] i Indisë frënge.

Me të tjera fjalë, Evropa e qytetëruar quan “njeri të madh” një njeri i cili, i frymëzuar me qëllime të larta dhe i zoti të ngrejë plane të gjera, ka pasur forcën e karakterit për t’i vërtetuar pak a shumë, ka përbërë një influencë përmbi kohën e tij dhe ka luajtur një rol në historinë e përbotshme. Po ta kuptojmë edhe ne ashtu fjalën, i vetmi “njeri i madh” që ka pasur Shqipëria në kohë të reja është Skënderbeu.

Sikur të vesh në një vend të qytetëruar, bie fjala në Francë, dhe të thuash se një prefekt (vali), a një nga ata që gatuajnë miliona në bursë është në sytë e tu një “njeri i madh”, a do që të të hedhin në portë posi një shtazë pa dinjitet, a do që të të japin [të dorëzojnë] te polica që të mbyllesh posi një i prishur mendsh i rrezikshëm? Gjer kur shqiptarët kanë për të mbetur pa kuptuar vlerën e fjalëve? Në qoftë se ky pakuptim shfaq vetëm padije, ahere sëmundja do të shërohet me kohë.

Mjerisht, unë kam frikë se mos dëfton jo vetëm padije, por një mungesë më të rëndë: mungesën e dinjitetit. Një komb pa dinjitet nuk meriton, nuk mundet, të çlirohet

“Albania”, nr. 8, viti 10, gusht 1906

postbck postbck

Recent Posts

Sr Noel Malcolm “Arsyet e konvertimit (në Islam) në përgjithësi ishin vullnetare..

Sr Noel Malcolm për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame në periudhen e Perandorisë Osmane.…

8 hours ago

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas një studimi

  Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve…

8 hours ago

Kujdesi ndaj gojës dhe dhëmbëve gjatë Ramazanit – pa e cenuar agjërimin

Muaji i Ramazani është kohë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Por ndërkohë që kujdesemi për…

8 hours ago

Kujdesi për një fëmijë me çrregullim të spektrit autik

  Autizmi, ose çrregullimi i spektrit autik (ASD), është një variant natyror i zhvillimit të…

9 hours ago

Fluturimi i parë i një ketri të vogël fluturues (Video)

Në një nga ato momentet e rralla kur natyra të mban frymën pezull, videoja “Baby…

9 hours ago

Napoleon Bonaparti, ngjitja dhe rënia e gjeniut që tronditi botën

Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë sa Napoleon Bonaparti. Ai…

10 hours ago