<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Libri i 1822/ “Duhej një tiran si Ali Pasha për të nënshtruar një popull grabitqarësh”

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Në librin në gjuhën frënge, “Vie d’Ali-Pacha, visir de Janina, surnommé Aslan ou le Lion – Jeta e Ali-Pashës, vezirit të Janinës, i thirrur Asllan ose Luan”, të autorit Alphonse de Beauchamp, botuar në Paris në vitin 1822, gjejmë një fragment të veçantë, në faqen n°180, mbi rrëfimin e një filozofi shqiptar* për Ali Pashë Tepelenën.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

“Qeveria e tij kishte megjithatë apologjetë; Konsulli i Francës (François Pouqueville) citon si dëshmi, mendimin e një filozofi shqiptar, që e njihte Francën, që kishte qëndruar në Paris dhe frekuentuar shkrimtarë, bashkëkohorë si Volteri. Burri i moshuar i ka shprehur atij këto fjalë:

Në Prémiti (Përmet) kam lindur. Njeriu i mençur dhe i kujdesshëm mund të jetë i lumtur kudo. Për këtë, unë jam një shembull i padiskutueshëm. Kam parë Versajën dhe Mbretin e Francës; kam parë qytetërimin më të shkëlqyer; kam jetuar në mesin e popullit më të sjellshëm në botë; dhe pavarësisht kësaj, kam dëshiruar të kthehem në atdheun tim.

Për pesëmbëdhjetë vjet kam shërbyer si përkthyes, vezirit Ali Pasha, pa patur prej tij mosmirënjohje apo nder të madh. Qeveria e tij, të cilën ju me siguri do ta gjykoni me ashpërsi, është në raport me njerëzit që ai urdhëron; padrejtësitë dhe mizoritë e tij, gjithçka është e zbatueshme dhe proporcionale me natyrën e egër të shqiptarëve.

Duhej një tiran për të nënshtruar një popull grabitqarësh. Fjalët e mia ju çudisin, e pranoj; por dhjetë vjet më parë ju do të ishit vrarë ose shitur si skllav, nga ata që sot ju shoqërojnë dhe mirëpresin.”

* Identiteti i filozofit shqiptar nuk është përmendur në libër, por sipas kërkimeve mund të bëhet fjalë për Konstandin Dukën nga Përmeti.

Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

postbck postbck

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

16 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

16 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

16 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

17 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

17 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

17 hours ago