<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Portreti i aktorit me maskë tragjike teatri nga Ulpiana

Haxhi MEHMETAJ

Skulptura e Ulpianës portretizon aktorin më maske tragjike teatri. Paraqet ekzemplarin më të realizuar artistik jo vetëm në Dardani por në Evropën juglindore. Është punuar në shek. III pas Krishti. Me gjasë ka qenë pjesë e përmendores së varrit të ndonjë aktori apo ka stolisur ndonjë godinë luksoze të Ulpianës. Në Memorien Veriore të Ulpianës janë zbuluar edhe pesë antefikse të zbukuruara më palmeta dhe maska tragjike e komike teatri, të cilat së bashku më portretin e aktorit janë dëshmi bukur të sigurta që Ulpiana kishte teatër..


Në vitin 1956 kur po behshin gërmime arkeologjike në Memorien Veriore të Ulpianës në mesin e skulpturave të plota u zbulua edhe një kokë e me lartësi 27.5cm, e skalitur në mermer cilësor të ngjyrës së përhimet.
Skulptori emri i te cilit ka mbetur anonim, ka skalitur portretin e një mashkulli në moshë të shtyrë, me flokë të rena në tepe të kokës, ballë të lartë, flokë të shkurtra anash, zgavra të mëdha e groteske të syve, të mbuluara me arkada të theksuara të vetullave. Kokrrat e syve, të cilat mungojnë, me gjasë kanë qenë të modeluara nga pasta e qelqit apo nga ndonjë material tjetër.


Në ballë janë skalitur tri rrudha të thela, një në mes të ballit dhe dy të vetullave. Goja e hapur përtej mase nga frika a tmerri gjithashtu është paraqitur me pamje groteske. Veshët janë dhëne të rregullt e simetrik, ndërsa mjekra e shkurtër më maje të mprehtë.


Tiparet e përshkruara të portretit janë karakteristikë e maskave antike tragjike të teatrit. Maskat tragjike dhe komike të teatrit, fillimisht u vunë në përdorim në Greqi në periudhën helenistike dhe u përhapen në Romë dhe në terë Perandorinë Romake në shekujt e parë pas Krishtit.


Skulptura e Ulpianës portretizon aktorin më maske tragjike teatri. Paraqet ekzemplarin më të realizuar artistik jo vetëm në Dardani por në Evropën juglindore. Është punuar në shek. III pas Krishti. Me gjasë ka qenë pjesë e përmendores së varrit të ndonjë aktori apo ka stolisur ndonjë godinë luksoze të Ulpianës. Në Memorien Veriore të Ulpianës janë zbuluar edhe pesë antefikse të zbukuruara më palmeta dhe maska tragjike e komike teatri, të cilat së bashku më portretin e aktorit janë dëshmi bukur të sigurta që Ulpiana kishte teatër.
.
Koka e aktorit nga Ulpiana ( Dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

14 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

14 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

14 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

14 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

15 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

15 hours ago