<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Misteret e 21 marsit, 5 teoritë tradicionale që ndodhin vetëm në ekuinoks

Nëse të gjithë e kemi ditur që 21 marsi është ekuinoksi pranveror, meqenëse dita dhe nata janë të barabarta, pranvera astronomike në hemisferën veriore, në fakt, ka filluar dje, më 20 mars. Siç dihet, pranvera në Hemisferën Veriore është e njohur edhe si ekuinoksi i marsit, ndërsa ekuinoksi i vjeshtës ndodh në Hemisferën Jugore.

Ekuinoksi i marsit shënon momentin kur Dielli kalon në ekuatorin qiellor. Praktikisht, do të thotë se në atë moment Dielli, nga hemisfera jugore qiellore të kalojë në hemisferën veriore qiellore. Ky fenomen ndodh çdo vit më 19, 20 ose 21 mars. Ardhja e pranverës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së Diellit sipas ekliptikës.

Data e ekuinokseve dhe e solsticit nuk është e fiksuar për shkak të orbitës eliptike të diellit të Tokës. Boshti i Tokës gjithmonë anon në një kënd prej rreth 23.5 ° në lidhje me ekliptikën – vija imagjinare e krijuar nga orbita e Tokës rreth Diellit. Në çdo ditë tjetër të vitit ose Hemisferën Veriore ose Jugore Boshti i Tokës anon pak drejt Diellit, por në dy ekuinokset, Boshti i Tokës është pingul me rrezet e Diellit. Ekuinoksi ndodh në të njëjtën kohë në mbarë botën.

Në kohën e caktuar qendra e Diellit do të jetë saktë në prerjen e ekliptikës dhe ekuadorit qiellor. Kjo praktikisht do të thotë se në atë moment Dielli, nga Hemisfera Jugore qiellore të kalojë në Hemisferën Veriore qiellore.

Më 20 mars, dita zgjat 12 orë e shtatë minuta. Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kanë kaluar 12 orë.

Po si festohet?

Ekuinoksi dhe solcisti i pranverës, në vende të ndryshme festohet në mënyra të ndryshme. Shumë kultura gjatë kësaj ditënate (20 – 21 mars) festojnë ardhjen e pranverës me festivale e evente të ndryshme në natyrë.

Gjithashtu, Pashkët, festa e krishterë lidhet me lëvizjet e Diellit, ndaj edhe festohet në data të ndryshme.

Disa teori të vjetra, edhe mijëravjeçare besojnë se dita e parë e pranverës ka një shpjegim biblik.

Cilat janë 5 teoritë tradicionale

1.Balancimi i vezës. Besohet se në këtë ditënatë, veza, por edhe sende të tjera mund të qëndrojnë vetë, pa u penguar nga forca e gravitetit.

2.Lyerja me bojë. Në festivale të ndryshme, lyerja me bojë dhe dalja në rrugë është një shenjë paralajmëruese e pranverës.

3.Gjetja e gjethes së tërfilit – shenjë e ripërtëritjes së jetës.

4. Mbjellja e bimëve. ekuinoksi është simbol i jetës së re dhe i ripërtëritjes.

5.Vizita në një moment antik – simbol i forcës (gurët) dhe jetëgjatësisë.

postbck postbck

Recent Posts

Këto ushqime ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur

      Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak…

9 hours ago

A keni probleme me tretjen? Ky ushqim mund t’ju ndihmojë

  Udhëzime të reja për lehtësimin e kapsllëkut nxjerrin në pah disa ushqime, ndër të…

10 hours ago

“Indiana Jonesi i vërtetë” që gjeti një qytet të lashtë e të humbur të inkasve

Në vitin 1911, një profesor amerikan pretendoi se thellë në Andet peruane kishte zbuluar fortesën…

14 hours ago

Jeta dhe vepra e Murat bej Toptanit

Nga: Eugen Shehu Familjet e mëdha shqiptare kanë mundur të përcjellin nëpër dhimbje pa fund…

14 hours ago

Këto ilaçe mund ta bëjnë vapën shumë më të rrezikshme

    Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e…

2 days ago

Çfarë është lupusi?

    Lupusi është një sëmundje kronike (afatgjatë) që mund të shkaktojë inflamacion dhe dhimbje…

2 days ago