Aspirina përdoret zakonisht si lehtësues dhimbjesh të vogla dhe për reduktimin e temperaturës. Është gjithashtu një ilaç anti – inflamator dhe mund të përdoret dhe si hollues gjaku.
Njerëzit me rrezik të lartë për të formuar mpiksje gjaku apo për të pësuar goditje në tru dhe atak kardiak mund ta përdorin aspirinën në mënyrë afatgjatë në doza të ulëta.
U jepet shpesh pacientëve menjëherë pasi kanë pësuar atak kardiak për të parandaluar formimin e mëtëjshëm të mpiksjeve të gjakut dhe vdekjen e indeve kardiake.
Çfarë është aspirina?
Aspirina është një ilaç anti – inflamator, jo – steroidal. Ilaçe të tilla kanë këto efekte:
analgjezik – qetëson dhimbjet e lehta pa anestezi dhe humbje të vetëdijes
antipiretik – redukton temperaturën
anti – inflamator
Jo-steroidal do të thotë që aspirina nuk përmban steroide. Steroidet shpesh kanë efekte të ngjashme por mund të kenë dhe efekte anësore të padëshiruara.
Përdorimi
Aspirina është një nga ilaçet që përdoret më shpesh për trajtimin e dhimbjeve (nga atyre të lehta deri të moderuara), migrenën dhe temperaturën.
Përdorime të zakonshme përfshijnë përdorimin për dhimbje koke, grip, ftohje, tendosje muskujsh dhe dhimbje apo sëmundje kronike siç është artriti.
Në doza të larta mund të trajtojë apo të ndihmojë në reduktimin e simptomave të:
Temperaturës reumatike
Artritit reumatoid
Perikarditit
Në doza të ulëta përdoret:
Për të parandaluar formimin e mpiksjeve të gjakut dhe reduktimin e riskut për sulm ishemik
Për të parandaluar infarktin e miokardit në pacientët me sëmundje kardiovaskulare
Për të parandaluar goditjet në tru
Për të parandaluar kancerin kolo-rektal
Aspirina dhe fëmijët
Zakonisht nuk është e përshtatshme për fëmijët nën 16 vjeç, sepse mund të rrisë riskun për sindromën e Reye – së, që mund të shfaqet pas një virusi, siç është i ftohti, gripi apo lija. Mund të çojë deri në dëmtim të trurit apo vdekje.
Por një specialist mund të përshkruajë aspirinë për një fëmijë nëse ai vuan nga sëmundja Kaëasaki dhe për të parandaluar formimin e mpiksjeve të gjakut pas opercioneve të zemrës.
Më shpesh në vend të aspirinës tek fëmijët përdoren paracetamoli, ibuprofeni etj.
Aspirina në doza të ulëta
Një dozë e ulët aspirine, 75 – 81 mlg në ditë, mund të përdoret si mjekim anti – trombocitoz, për parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut.
Ajo mund t’u jepet pacientëve pas:
Një ataku kardiak
Një goditjeje në tru
Fibrilacionit atrial
Sindromi koronar akut
Mund t’u rekomandohet nga mjeku marrja e aspirinës në doza të ulëta dhe personave që kanë faktorët e mëposhtëm të riskut:
Nivele të larta kolesteroli në gjak
Hipertension
Diabet
Janë duhanpirës
Aspirina nuk rekomandohet për personat që kanë:
Ulçerë peptike
Hemofili apo ndonjë çrregullim tjetër të gjakderdhjes
Alergji nga aspirina
Alergji nga ilaçe të tjera të ngjashme si psh. ibuprofeni
Janë të rrezikuar nga gjakderdhja gastrointestinale
Pijnë rregullisht alkool
Po ndërmarrin trajtim dentar apo operacional, sado të vogël
Ndërsa personat me problemet e mëposhtme duhet të kënë kujdes me marrjen e aspirinës dhe duhet ta marrin atë vetëm kur u lejohet nga mjeku:
Personat me astmë
Hipertension të pakontrollueshëm
Ka pasur ulçerë peptike
Probleme në mëlçi
Probleme në veshka
Gratë që janë shtatzënë apo po ushqejnë me gji mund të marrin aspirinë në doza të ulëta, por vetëm me rekomandimin e mjekut.
Efektet anësore
Efektet më të shpeshta të aspirinës janë:
Irritim i stomakut apo zorrëve
Probleme me tretje
Të përziera
Ndërsa efektet e mëposhtme anësore mund të shfaqen por nuk janë të zakonshme:
Përkeqësimi i simptomave të astmës
Të vjella
Gjakderdhje në stomak
Të nxira
Kjo është aspirina.
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…
Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…