<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptarët ortodoks të rrethit të Strugës kërkuan më 1941 në Tiranë që shqipja të njihet si gjuhë zyrtare

Para një shekulli shqiptaret ortodoks të rrethit të strugës ende flisnin dhe frymonin në gjuhën shqipe.

Pas okupimit serb të tokave shqiptare të vitit 1913, filloi beteja e sllavizimit të kishave dhe rnanastireve ortodoks dhe mbajtja e meshës dhe liturgjisë në serbisht. Për pasojë fillon edhe asimilimi i ortodoksëve shqiptarë në rrethin e Strugës dhe jo vetëm.

Shqiptarët otodoks të Strugës tashmë të asimiluar kanë kërkuar që më 1941, në Tiranë të njihet nga qeveria fashiste e kohës, gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në Strugë. 78 vjet para subjekteve politike shqiptare Paria e komunës së Strugës, së bashku me shqiptarin ortodoks Mitre Radozhda, kanë shkuar në atë “kohë të Shqipërisë” më 1941, të kërkojnë nga qeveria e Tiranës të vendos gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Sot, pas 78 vitesh subjektet politike shqiptare krenohen me një ligj të gjuhëve që ata e quajnë ligji për gjuhën shqipe, që nuk është tjetër veç se përdorimi i gjuhës së 20% krahas sllavishtes. Krahasimi me kohën kur ortodoksët shqiptarë që kërkonin shqipen si gjuhë zyrtare me qëndrimet e kësaj klase politike kusarësh sot, është një tregues shumë i qartë i tradhtisë ndaj kauzës kombëtare.

Gatishmëria dhe kërkesat politike të kohës nga një pjesë e shqiptarëve ortodoks të Strugës, dëshmojnë sot për origjinën shqiptare të ortodoksëve të asimiluar nga shqiptarë në sllavo-maqedonas. Një dëshmi tjetër e gjallë në këto anë janë edhe fisi shqiptar ortodoks Tanasi (Tanaskoski) nga fshati Kalisht, ku pas luftës së II bot. me presionin dhe propagandën e politikës sllave përmes sundimit të kishës serbe mbi klerin ortodoks në kishën e Kalishtit, ata u asimiluan dhe sot ndihen si sllavë.

Duhet përmendur këtu edhe një fakt sipas dëshmitarëve të kohës se gjyshi i nipërve Tanasi, xha Naumi (Naum Kalishti) nuk ka ditur mirë të flas sllavishten por fliste mirë shqipen e dialektit tosk! Pasardhësit e Naum Kalishtit fatkeqsisht sot ndihen si sllavë dhe jo shqiptarë. Një personazh tjetër i luftës për liri dhe identitet kombëtar shqiptar në rrethin tonë ishte edhe komandanti forcave kryengritëse shqiptare Milan Mato, një shqiptar ortodoks i cili në kordinim me udhëheqësit e shtetit të sapo formuar dhe të cunguar shqiptar, udhëhoqi kryengritjen e 1913, kundër pushtuesve serb deri në luftën e Petrinjës. Pas shuarjes së kryengritjes fillon asimilimi me pushtimin dhe sundimin serb mbi trojet shqiptare deri në vendosjen pushtetit të demonkracisë sllavo-maqedone me “amin” të vasalëve shqiptarë të subjekteve politike.

Raste të asimilimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve ortodoks ka gjithandej në regjionin e Ohër-Strugës. Kjo është një nga historitë e dhimbshme shqiptare ku identiteti fetar ortodoks shqiptar u shkri në atë sllav. Dhjetra raste të tjera si këto ka gjurmuar gazetari shqiptar Marin Mema, në kërkim të rrënjëve të humbura të shqiptarëve ortodoks. Raste këto që janë gjurmë të historisë sonë të dhimbshme të asimilimit të orkestruara dhe të ndërmarrë nga qeveritë e krajlëve të Serbisë dhe të partizanëve të “drudhe” Titos, për afro një shekull të sundimit të tyre mbi trojet tona.

Medai Shaholli.

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

18 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

18 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

19 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

19 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

19 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

19 hours ago