<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shkencëtarët zhbllokojnë misteret e “kompjuterit” më të vjetër në botë

Një pajisje 2 000-vjeçare, shpesh e konsideruar si “kompjuteri” më i vjetër në botë, është rikrijuar nga shkencëtarët e “University College” të Londrës (UCL), në një përpjekje për të kuptuar mënyrën e funksionimit të saj, shpjegohet në një punim të botuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, sipas BBC.

Mekanizmi Antikythera i ka hutuar ekspertët që kur u gjet në një anije të mbytur të epokës romake, në Greqi, në vitin 1901.

Pajisja e lashtë greke mendohet se është përdorur për të parashikuar eklipset dhe ngjarje të tjera astronomike, por vetëm një e treta e pajisjes mbijetoi, duke i lënë kështu studiuesit të vrasin mendjen për të kuptuar se si funksiononte dhe si dukej.

Pjesa e pasme e mekanizmit, që përmban një përshkrim të ekranit të kozmosit, ku tregohet lëvizja e pesë planetëve të njohur në kohën kur u ndërtua pajisja, u zgjidh nga studimet e hershme, por natyra e ndërlikuar e sistemit të tij të ingranazheve në pjesën e përparme ka mbetur një mister.

Shkencëtarët londinezë besojnë se, më në fund, e kanë thyer enigmën duke përdorur modelimin 3D kompjuterik.

Ata kanë rikrijuar të gjithë panelin e përparmë dhe tani shpresojnë të ndërtojnë një kopje në shkallë të plotë të Antikythera-s duke përdorur materiale moderne.

“Dielli, Hëna dhe planetët shfaqen në një rikthim mbresëlënës të shkëlqimit grek të lashtë”, tha autori kryesor i punimit, profesor Tony Freeth.

“I yni është modeli i parë që përputhet me të gjitha provat fizike dhe me përshkrimet në mbishkrimet shkencore të gdhendura në vetë mekanizmin”, shtoi ai.

Mekanizmi, prej bronzi dhe me dhjetëra ingranazhe, është përshkruar si një llogaritëse astronomike dhe si kompjuteri i parë analog në botë./

postbck postbck

Recent Posts

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

1 day ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

1 day ago

Mjeku çudit botën: Mos i hidhni gjethet e lakrës, përdorini në këtë mënyrë dhe shëroni këto sëmundje

    Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…

1 day ago

Nëse nuk e keni ditur, kjo është historia e vërtetë e këngës së Hajredin Pashës!

  Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…

1 day ago

A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli?

    Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…

1 day ago

Studimi i ri: Vaksina e personalizuar kundër kancerit ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

    Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…

1 day ago