<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fuqitë shëndetësore të lëngut të kockave

Lëngu i kockave është jashtëzakonisht i pasur me proteina, veçanërisht xhelatinë dhe sasi domethënëse mineralesh, siç është kalciumi dhe fosfori.

Lëngu i kockave është përdorur që në lashtësi për shëndetin e trurit, kockat, kundër dhimbjeve të kyçeve dhe toksinave.

Historia  e lëngut të kockave është si ajo e modës, rikthehet gjithnjë. Stërgjyshet tona kanë besuar verbërisht tek aftësitë e lëngut të kockave dhe pavarësisht mosbesimit të brezave të rinj, fjalët e tyre nuk bien më në vesh të shurdhër.

Së fundmi, shumë njerëz të famshëm i thurin lavde lëngut të kockave për vetitë e tij kundër plakjes.

I tillë është rasti i miliarderes Kylie Jenner e cila e nis ditën me një gotë lëng kockash me lavandë dhe limon.

Lëngu i kockave, miku më i mirë i lëkurës

Lëngu i kockave ka aftësi pastruese, qetësuese dhe shëruese për të gjithë trupin.

Ai shëron inflamacionin në stomak dhe largon dhimbjet e kyçeve.

Ky lëng përmban ushqyesit e nevojshëm për lëkurën, elasticitetin, shkëlqimin dhe hidratimin e saj.

Përveç lëkurës, lëngu i kockave është fantastik për flokë të mëndafshtë, të shëndetshëm e plot volum.

Arma sekrete e lëngut të kockave

Kur njeriu arrin në të njëzetat, procesi i prodhimit të kolagjenit nis të ngadalësohet, duke nxitur shfaqjen e rrudhave, varjen e lëkurës dhe celulitin.

Lajmi i mirë është se lëngu i kockave është plot e për plot me kolagjen.

Kjo substancë e domosdoshme është arma sekrete e lëngut të kockave.

Pirja e rregullt e tij, është thelbësore për furnizimin e trupit me kolagjen dhe mirëmbajtjen e rinisë së lëkurës.

Me përdorimin e vazhdueshëm të lëngut të kockave, do të vëreni se lëkura juaj do të jetë më e ushqyer, më e lastike, më e butë dhe më rinore.

Si të përgatisni lëngun e kockave

Përbërësit

1 kg ose më shumë kocka

1 qepë

2 karrota

2 kërcenj selinoje

2 lugë gjelle me uthull molle

Opsionale:

1 tufë majdanoz,

1 lugë gjelle me kripë deti,

erëza sipas dëshirës.

Mund të shtoni edhe dy thelbinj hudhër në 30 minutat e fundit të zierjes.

Ju nevojitet edhe një tenxhere e bollshme dhe një kullesë për lëngun përfundimtar

Udhëzimet

Nëse jeni duke përdorur kocka të mishit të viçit, piqini në furrë si fillim për 30 minuta në një temperaturë prej 180 gradë celcius.

Më pas vendosini kockat në një tenxhere të madhe.

Hidhni ujë dhe uthullën. Lërini të qëndrojnë për 20-30 minuta.

Acidi i uthullës do të ndihmojë në çlirimin e shpejtë të ushqyesve të kockave. Prisni perimet (përveç majdanozit dhe hudhrës) dhe shtojini në tenxhere.

Hidhni kripën, piperin, dhe erëzat e tjera.

Vendoseni tenxheren në zjarr.

Në përfundim të zierjes së parë, uleni temperaturën dhe lëreni lëngun të vazhdojë zierjen e ngadaltë për 8 orë.

Gjatë orëve të para, do t’ju duhet të largoni papastërtitë që lundrojnë në sipërfaqe.

Në të do të formohet një shtresë shkume që mund të hiqet thjesht me një lugë.

Kontrollojeni tenxheren çdo 20 minuta gjatë 2 orëve të para.

Kockat e gjedhëve të ushqyera me bar do të prodhojnë më pak nga kjo shtresë.

Në 30 minutëshin e fundit të zierjes shtoni hudhrën dhe majdanozin, nëse ju pëlqejnë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Përdorni një kullesë metalike për të pastruar lëngun.

Kur të jetë i ftohtë mjaftueshëm hidheni në kavanozë qelqi dhe pasi të ftohet ruajeni në frigorifer për deri në 5 ditë. Nëse dëshironi ta përdorni më gjatë, futeni në zonën e ngrirjes./

postbck postbck

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

16 hours ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

17 hours ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

17 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

21 hours ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

21 hours ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

22 hours ago