HENRY SMITH WILLIAMS, 1904: SHQIPTARËT…
Për të gjithë ata që e njohin historinë e Ilirisë, para Krishtit edhe historinë e Ilirikut pas Krishtit e kanë shumë të qartë këtë hartë, të botuar nga Henry Smith Williams, në New York, në vitin 1904.
Kjo është vatra e paraardhësëve tanë, të cilet janë edhe pararoja e qytetërimit europian të kohëve tona, pasi në këto troje ishte edhe Kryeqendra e vjetër e autoktonëve, Dodona Pellazgjike, po ashtu në këto troje mori jetë edhe Krishtërimi i ligjëruar nga iliri, Konstandini i Madh.
Në citimin e mëposhtëm, Henry Smith Williams, vë barazimin mes trakbve edhe rumunëve, si pasardhës të latinizuar.
Nga përpjekja për të latinizuar ilirikun, rrjedhin, si rumunet edhe vllehët, por jo Trakët, pasi popullsia Trake edhe sot, në Luginën e lumit Evro flet gjuhën shqipe, në një shtrirje mjaft të gjerë. Mbetje të popullsisë ilire, ka kudo në këto treva të prejardhjes së etnisë tonë edhe civilizimit të sotëm europian.
Henry Smith Williams, në librin ‘The Historians History of the World Poland the Balkans’ New York nga shtëpia botuese ‘The Outlook Company’, në vitin 1904 shkruan:
“Trakët janë zhdukur tërësisht sot; pasardhës të tyre të latinizuar, janë rumunët.
Nga ilirët dhe epirotët, vetëm shqiptarët e egër ose arnautët, vazhdojnë të ekzistojnë.
Përkrah me baskët, shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”
Përktheu: Altin Kocaqi – Përshtati: Konica.al
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…