<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Niveli i sheqerit në gjak, ja mënyrat si ta mbajmë nën kontroll

Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Ky i fundit është i dobishëm për të parandaluar progresin e diabetit të tipit dy dhe efektet anësore të ushqimeve të përpunuara dhe të ëmbla.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për pesë mënyrat ideale që ju vijnë në ndihmë kundër sheqerit të lartë në gjak.

Ushqimet e përpunuara

Shumica prej këtyre ushqimeve përmbajnë karbohidrate dhe sheqerna shtesë të cilat arrijnë ta rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithërave të ëmbëlsuara dhe zgjidhni bukë me drithëra të plota, perime dhe fruta.

Pijet dhe ushqimet e ëmbëlsuara

Këshillohet të hiqet dorë nga pijet dhe lëngjet e blera në market.

Frutat e plota, arrorët, kosi natyral me fruta pylli, karotat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.

Ato çlirojnë sheqerin natyral në gjak në mënyrë shumë të ngadaltë.

Mos harroni që edhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë, konsiderohen si një pije me sheqer ndaj duhen konsumuar me kujdes.

Më shumë perime dhe proteina

Barishtet, sallatat dhe perimet duhet të përbëjnë të paktën gjysmën e ushqimit tuaj ditor.

Fibra që ato përmbajnë ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe ekuilibron sheqerin në gjak.

Për më tepër, ato përmbajnë pak kalori.

Proteina nga ana tjetër ngadalëson çlirimin e karbohidrateve dhe sheqerit në gjak.

Proteinën e gjeni tek mishi pa dhjamë, peshku, veza, produktet e bulmetit, arrorët dhe farat.

Kujdes me etiketat

Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur.

Të dhënat  tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara.

Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë.

Nëse një produkt përmban më shumë se 5 % sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni.

Kujdes me alkoolin

Alkooli mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak.

Pirja afatgjatë e tij nxit shtimin në peshë dhe rezistencën ndaj insulinës.

Të dyja së bashku rrisin shanset e shfaqjes së diabetit.

Për më tepër, kryeni aktivitet fizik dhe flini gjumë mjaftueshëm.

Të dyja janë thelbësore për mirëmbajtjen e nivelin të sheqerit në gjak.

postbck postbck

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

7 hours ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

1 day ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

1 day ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

1 day ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

1 day ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

1 day ago