<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Libri francez i 1804: Veshja e grave shqiptare në Athinë dhe kërcimi në dasma

Nga Aurenc Bebja

Në librin “Recherches sur les costumes, les mœurs, les usages religieux, civils et militaires des anciens peuples. – Hulumtime mbi kostumet, zakonet, ushtrimet fetare, civile dhe ushtarake të popujve të lashtë.”, të Joseph Malliot (1735 – 1811), botuar në Paris në vitin 1804, nga shtëpia botuese P.Didot, gjejmë një shkrim që trajton veshjen e grave shqiptare dhe mënyrën e tyre të kërcimit në dasmë.

Në fakt, autori francez, në veprën e tij, duke folur për “shqiptarët e lashtë, popull Ilir, të cilët nxitohen të largojnë trupat e atyre që vdesin me të gjitha objektet që u përkasin”, citon bashkëkombasin e tij, njohës i çështjes shqiptare, Julien-David Le Roy (1724 – 1803).

Në vijim, do të gjeni përshkrimin e Le Roy për gratë shqiptare, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Veshja e ceremonisë së shqiptarëve – thotë Le Roy, duke folur për ato të sotmet , në veprën e tij mbi rrënojat e Greqisë – më dukej shumë e lashtë; ajo ngjan me atë të heronjve të Greqisë, që na kujton medaljet dhe statujat.

Mënyra e përgatitjes së grave të tyre është e veçantë; duket se i përket kohëve të hershme, ku përdorimi i stolive nuk njihej ende.

Gratë e pasura nuk patën menduar asgjë më të mirë për të treguar pasurinë e tyre, sesa të vinin monedha prej ari ose argjendi në qafë ; dhe kam parë në Athinë disa gra shqiptare, të cilat kishin një sasi kaq të madhe piastrash mbi stomak, sa që gratë tona do të konsideronin mbajtjen e këtyre stolive si një punë të rëndë.

Gratë shqiptare i bëjnë flokët gërsheta dhe i hedhin nga mbrapa; ata mbulojnë pjesën e bishtit që është pranë kokës me monedha shumë të mëdha dhe pjesën tjetër me monedha më të vogla deri në majat e flokëve.

Siç mund ta imagjinojmë, ato nuk duhet të jenë shumë të lehta me këto zbukurime.

Kështu, unë vëzhgova se burrat lëviznin shumë kur kërcenin vetëm; ndërsa vallet ku kërcejnë gratë realizohen me më shumë rëndësi.

Në këto valle, burrat renditen në rresht dhe mbahen dorë për dore, ndërsa gratë të gjitha së bashku gjenden në mesin e grupit.

Ata kërcejnë duke kënduar disa melodi me ritme të ngadalta dhe vetëm prindërit mund t’i mbajnë për dore gratë (vajzat).”

(Blogu Dars (Klos), Mat – Albania

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

8 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

10 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

10 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

10 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

11 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

11 hours ago