Kulla e ngujimit është një nga monumentet e rralla të historisë arkitekturore të Malësisë. Ndërtimi unik me histori qindra vjeçare njihet ne Dukagjin si vendi ku qëndronin ata që kishin kryer një akt në kundërshtim me ligjet e kanunit dhe prisnin derisa të arrihej pajtimi.
Vendndodhja
Kulla e Ngujimit gjendet në Theth dhe njihet si një nga atraksionet turistike kryesore të Thethit. Kulla i përket familjes Koçeku dhe një nga pasaardhësit e saj, Sokoli është guida juaj për të mësuar më shumë rreth detajeve të saj.
Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine. Egzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga studiuesit më të njohur hungarez, i cili ka udhëtuar në malësitë e Shqipërisë dhe shkruan me hollësi për zakont e Ballkanit. Veriu, etnografia e tij dhe kullat si simbol tërheqin çdo vit mijëra vizitorë. /Monuments of Albania /InforCulture.info
Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…
Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…
Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat…
Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…