Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një manastir të lashtë të krishterë me tre kisha, qelinë e murgjve dhe mbishkrime biblike që datojnë rreth 1500 vjet.
Gjetjet në vendin Tal Ganoub Qasr al-Agouz në Oasis Bahariya të Shkretëtirës Perëndimore sjellin një dritë mbi jetën monastike në zonë në shekullin e pestë pas Krishtit, tha ekipi.
“Janë zbuluar disa ndërtesa të bëra me bazalt, të tjera të gdhendura në themel dhe disa të bëra me tulla balte,” tha ministria egjiptiane e antikave.
Kreu i antikiteteve islamike, koptike dhe hebraike të ministrisë, Osama Talaat tha se kompleksi përbëhet nga gjashtë sektorë që përmbajnë rrënojat e tre kishave dhe qelive ‘të murgjve,’ muret e të cilave mbajnë mbishkrime dhe simbole me konotacione koptike.
Duke qenë se sektori i turizmit të Kajros ka pësuar goditje të shumta në vitet e fundit, që nga kryengritja e vitit 2011 dhe me pandeminë e koronavirusit, zyrtarët shpresojnë që zbulimet e fundit arkeologjike do të nxisin vizitat në rajon.
Në Shkurt, u njoftua se një fabrikë birre me prodhim të lartë që besohej të ishte më shumë se 5,000 vjet e vjetër u zbulua në jug të vendit. Gjithashtu muajin e kaluar, një mision arkeologjik Egjiptian-Dominikan që punonte pranë Aleksandrisë tha se kishte zbuluar mumie nga rreth 2,000 vjet më parë.
Ndërsa në Janar, zyrtarët egjiptianë zbuluan thesaret e lashta të gjetura në sitin arkeologjik Saqqara në jug të Kajros, përfshirë një sarkofagë mbi 3,000 vjet të vjetër, në një zbulim që egjiptologu Zahi Hawass pretendoi se “rishkruan historinë”.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…