<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Më 14 janar 1822 Korinthi i Epërm merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqësit shqiptar të Revolucionit grek

Më 14 janar 1822 – Lufta greke e Pavarësisë : Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane. Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, fliste arvanisht (arbërisht), para-ardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme. Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878 – 1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon. Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti. Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer “. Dihet se arvanitasit në Greqi janë arbëreshë të zhvendosur në kohë të ndryshme mes shekujve 13-të – 16-të nga ajo që sot është Shqipëria e jugut. Arsyet për këtë migrim nuk janë krejtësisht të qarta dhe mund të jenë e shumëfishta. Në shumë raste arvanitasit ishin të ftuar nga sundimtarët bizantinë dhe latinë të kohës për punësim ose ripopullim të zonave të shkretuara nga luftërat, epidemitë, dhe arsye të tjera; ata punësoheshin kryesisht si ushtarë. Disa migrime të mëvonshme besohet të jenë motivuar për të shmangur islamizimin pas pushtimit osman. Valët kryesore të migrimit filluan rreth viteve 1300, arritën kulmin gjatë shekullit të 15-të (pas vdekjes së Skënderbeut), dhe përfunduan rreth viteve 1600. Arvanitasit e parë arritën në Thesali, pastaj Atikë, dhe më në fund në More a Peloponez. Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë më 1757 – v.1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit Osman. Dhe arvanitasit iu pëgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësisë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj.)

Kollkotroni, i njohur ndryshe edhe si “Plaku i Moresë”, u lind më 3 prill 1770 në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshin myslimanë apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Byth-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Në shtator të 1833 Kollokotronine burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”. Avokati mbrojtës Klonari – tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së 1821.

  • Mbiemri i Kollokotroni është përkthim në greqisht i emrit Bythguri, por mbiemri i tyre i lashtë është Çergjini, mbiemër arbërorë, që do të thotë : çer = i meçur dhe gjin (gjinja) = njerëz, pra Njerez të meçur do te ishte varianti ne standard. Fjala “gjin” ne gjuhën shqipe, sidomos tek Arbërishtja dhe tek Gegërishtja nënkupton njerëz, fjal e cila përdoret edhe ne ditët e sotme
postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

18 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

24 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

24 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

1 day ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago