Ja si nisën demonstratat e vitit 1968 në Kosovë

Më 27 nëntor filluan demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorë të rëndësishëm kombëtarë.

Demonstratat shpërthyen më 27 Nëntor 1968 në Prishtinë, Besianë, Ferizaj dhe Gjilan. Nismën e ndërmori dhe shkëndijën e ndezi një Grup politik nëntanëtarësh i studentëve të Prishtinës, me Osman Dumoshin në krye. Ky grup quhej Komiteti i Demonstratave dhe përbëhej nga Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Ilaz Pireva, Xheladin Rekaliu, Afrim Loxha, Skënder Muçolli, Skënder Kastrati dhe Hasan Dërmaku.

Bërthama e këtij Grupi vepronte ilegalisht që nga viti 1964, si celulë e të rinjve të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, themeluar nga simboli i qëndresës shqiptare, Adem Demaçi. Në organizimin e demonstratave në Prishtinë duhet veçuar nxënësit e shkollave të mesme, veçanërisht të Shkollës Normale dhe të Shkollës Teknike. Qëllimet demonstratave të ‘68-ës kanë qenë: mbrojtja e kërkesave, që tashmë ishin paraqitur legalisht

***

Demonstratat e vitit 1968 kishin rëndësi të madhe për popullin shqiptar, sepse ishin prioritare për ndërgjegjësimin e popullit shqiptarë që diplomacia evropiane e ndërkombëtare të kuptonte se populli shqiptar po shtypej nga Serbia. Demonstrata kishte pothuaj gjatë gjithë muajit nëntor nëpër komunat e Kosovë, megjithatë ne po sjellim detaje nga protesta e 27 nëntorit në Prishtinë.

Ndonëse masat e rinisë studentore dhe masat e gjera popullore ishin njoftuar për kohën dhe vendin e fillimit të demonstratave, që në orët e para të pasdites, përkundër forcave të mëdha policore të përqendruara nëpër udhëkryqet kryesore të Prishtinës, ato ishin tubuar nëpër fushat sportive të qytetit, nëpër konviktet e studentëve, nëpër shkolla fillore dhe të mesme, si dhe nëpër vende tjera publike, duke pritur çastin e fillimit të demonstratës. Ashtu siç ishte përcaktuar, demonstrata nisi në orën 16 e 55 minuta, para Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Deri në orën 17 masa e demonstruesve u rrit në rreth 8 mijë  veta.

Demonstruesit, mbanin në duar shumë transparente me parulla të shkruara si:  ”Duam vetvendosje deri në shkëputje”, ”Poshtë politika kolonialoste ndaj Kosovës”,”Duam bashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Kosovën”, ”LNÇ-ja nuk na solli lirinë!”, ”Duam Kushtetutë!”, ”Duam Universitet!”, ”Duam bashkimin e Preshevës… me Kosovën!”, ”Për të drejtat tona edhe gjak do të derdhim!”, ”Askush të mos luaj me fatin tonë!”, ”Në një dorë kazmën, në një dorë pushkën!”…

Para qendrës së studentëve, tash rektorati i Universitetit të Prishtinës, demonstruesit u përballën me kordonin e policisë dhe gjatë përleshjeve masa e demonstruesve e shpërtheu bllokimin. Pas kësaj fitoreje, masa vazhdoi marshimin rrugës kryesore duke brohoritur e kënduar këngën: ”Bashkohuni, bashkohuni!… Ejani mblidhuni këtu, këtu, këtu…!” Masa e demonstruesve pas parakalimit nëpër rrugën kryesore, përgjatë ndërtesës së Kuvendit Krahinor, u grumbullua në platonë (sheshin) përpara Tetarit Popullor. Me këtë rast Osman Dumoshi dhe Skënder Kastrati që të dy ideatorë të kësaj demonstrate  u ngjitën mbi kioskën ”Optika” dhe lexuan një fjalim para masës së tubuar.

Masa, me të përfunduar referati, zuri të lëvizte rrugës kryesore drejt Kuvendit Krahinor dhe me këtë rast qyteti buçiste nga brohoritjet për vetëvendosje deri në shkëputje, për Republikën e Kosovës, për Kushtetutën, për Universitetin… dhe nga këngët atdhetare:

Masa e demonstruesve që kishte arritur në disa mijëra vetë, u ndalë para ndërtesës së Kuvendit Krahinor, e cila ishte e rrethuar nga kordonët e policisë të pajisur me automatik dhe me helmeta në kokë. Me këtë rast masa kërkonte t´iu fliste Fadil Hoxha ose do të hynin me dhunë në objekt të Kuvendit. Ndërkohë masa e revoltuar brohoriti parulla kundër burokracisë politike si: “Poshtë burokracia!”, “Poshtë tradhtarët!”, “Poshtë Veli Deva!”, “Rroftë Klasa punëtore!”, ‘Rrofshin minatorët’, “Rroftë fshatarësia”, “Rroftë rinia”, “Poshtë Fadil Hoxha”, “Rroftë vëllazëria shqiptare”.

Para Kuvendit Krahinor, forca të mëdha policore dhe njësitë e zjarrfikësve, me qëllim të shpërndarjes i sulmuan demonstruesit me shkopinjtë gome e vrushkuj uji, ndërsa demonstruesit iu kundërvunë me gurë të kalldrëmit. Pas këtyre përleshjeve, ku pati edhe shumë të lënduar nga të dyja palët, masa e demonstruesve me buçima këngësh e brohoritjesh, vazhdoi demonstrimin nëpër rrugën kryesore, në drejtim të Fakultetit Filozofik.

Mbi një tarracë përpara ndërtesës së Fakultetit Filozofik (ku u rikthyen sërish demonstruesit) u zhvillua një tribunë popullore. Aty shumë oratorë folën për vuajtjet e popullit shqiptar nën robërinë serbo (jugo)sllave, për krimet që kishin bërë ata, qysh prej vitit 1912 mbi popullin tonë, për historinë e qëndresës shqiptare kundër kësaj robërie mesjetare etj. Më pastaj u nderuan edhe dëshmorët: Shaban Shala e Fazli Gajçevci, si dhe u fol me pietet për simbolin e qëndresës shqiptare Adem Demaçi, i cili atëkohë vuante dënimin prej 15 vjetësh, nëpër kazamatet serbe, së bashku me shumë të burgosur tjerë. Demonstruesit me të dëgjuar emrin e Adem Demaçit filluan ta kërkojnë lirimin e tij nga burgu.

Masa e tubuar nisi marshimin në drejtim të burgut famëkeq të Prishtinës. Forcat policore për ta shpërndarë masën e tubuar përdori gazin lotsjellës, shkopinj gome dhe armë zjarri. Në ndihmë të policisë me këtë rast kishin ardhur edhe ushtria. Gjatë kësaj përleshjeje nga breshëritë e plumbave që vinin nga banesat e ballkoneve shtetërore, që gjendeshin mbi hotelin ”Avalla”, vritet i riu 17 vjeçar Murat Mehmeti, nxënës i shkollës së mesme teknike në Prishtinë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Pas këtij sulmi nga ana e policisë dhe ushtrisë, masa tërhiqet në mënyrë të çrregullt në drejtim të Kuvendit Krahinor, shkojnë deri te shkolla teknike dhe prej andej marshojnë rrugës për t´u kthyer sërish rreth orës 22:00 të mbrëmjes në oborrin e Fakultetit Filozofik.

Në sheshin e Fakultetit Filozofik, pasi u nderua me një minutë heshtje dëshmori i sapo rënë i lirisë Murat Mehmeti, para masës folën shumë oratorë nga radhët e studentëve, nxënësve, punëtorëve, minatorëve,  fshatarëve etj, të cilët shfryn mllefin e tyre kundër pushtetit titist serbo(jugo)sllavë. Për të qetësuar studentët, me kërkesën e strukturave pushtetore, para masës paraqitet edhe prof.Mark Krasniqi, i cili u bëri thirrje demonstruesve që të shpërndahen, por masa nuk e përfilli kërkesën e tij. Duke brohoritur parulla tani më të njohura dhe duke kënduar këngë të ndryshme patriotike, një pjesë e demonstruesve qëndruan në platonë e Fakulteti Filozofik, deri në orën 3 të mëngjesit, të datës 28 nëntor 1968. Atë mëngjes kur populli shqiptar ishte përgatitur ta festoj ditën e Flamurit, Prishtina ishte vënë në një shtetrrethim të plotë ushtarako-policor.

***

Në vitin 1974 u miratua Kushtetuta e re dhe Kosovës iu dhanë të drejtat e një province autonome, Universiteti i Prishtinës u themelua dhe të drejtat politike dhe kulturore shqiptare u përmirësuan. Marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë u përmirësuan gjithashtu. Pas vdekjes së Titos në vitin 1980, marrëdhëniet midis dy komuniteteve filluan të përkeqësohen, një ndryshim i cili pjesërisht i atribuohet raporteve të mediave, kryesisht të pabazuara për krimet shqiptare të vrasjeve, shkatërrimit të pronave dhe përdhunimeve të serbeve. Këto ngjarje ndodhnin në pjesën jugore të Serbisë, e cila ishte më pak e zhvilluar dhe kishte nivelin më të lartë të papunësisë në Jugosllavi.

Demonstratat shpërthyen serish në Prishtinë në vitin 1981. Ato filluan nga studentët që protestonin në mënyrë paqësore për kushtet e tyre të jetesës, por kërkesat e tyre u përshkallëzuan në një nivel më të madh politik. Si rezultat, spastrimet u bënë brenda udhëheqjes komuniste në Kosovë.

postbck postbck

Recent Posts

Inteligjenca artificiale ndikon në ndotjen e mjedisit

Përgatitja e një projekti të avancuar kërkon konsum të lartë energjie, kompanitë po kërkojnë zgjidhje…

23 minutes ago

KUJDES/ Ky është karbohidrati që ushqen qelizat e kancerit

  Hulumtimet e reja tregojnë se si qelizat e kancerit ushqehen me fruktozë. Fruktoza është…

5 hours ago

Ju maftojnë vetëm dy filxhanë/ Ja çaji që bën ‘mrekulli’, djeg dhjamin edhe kur rini ulur

  Të gjithë ne thuajse përballemi me pyetjen: Çfarë do të ndodhë me dhjamin e…

5 hours ago

Çfarë Ndodh me Trupin Nëse Përdorni Njëkohësisht Aspirinë dhe Ibuprofen

  Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe…

1 day ago

Efekti Mandela: Pse disa njerëz kujtojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë?

A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…

1 day ago

Heroizmat e Grave Shqiptare në Luftën për Pavarësi

  Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…

1 day ago