Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Cezari e Pompeu, dy strategët e mëdhenj që zbarkuan në trojet shqiptare

Nga Luan Rama

Deri para dy dekadash, në Evropë kishte ende njerëz që jo rrallë n’a pyesin: “Ku bije Shqipëria”? Mundoheshim të bënim një shaka që ata ta gjenin, duke u thënë se ishte në brigjet e detit Adriatik. Pastaj duke shtuar u thonim se ishte në kufi me Greqinë, pastaj me Malin e Zi.

Dhe atëhere këta persona më së fundi arrinin ta gjenin se bëhejt fjalë për Shqipërinë. Ata pak gjëra dinin për Shqipërinë, dhe jo vetëm ata, por dhe shumë e shumë evropianë të tjerë. Ndërkohë që historia shqiptare është mjaft e pasur. Dhe kur ju thoje se dikur Durrësi quhej “Taverna e Adriatikut”, se atje gjente strehë Ciceroni, Agrippa, Brutus dhe se Cezari do ta rrethonte Pompeun pikërisht në fushat midis Lushnjës dhe Durrësit dhe se ata luftonin me legjionet e tyre në rrethinat e Durrësit, atëherë e kuptonin se ky vënd dikur kishte qenë në qendër të historisë së Adriatikut.

Nuk është mburrje të thuash sot se toka shqiptare mban gjurmë të një kulture të lulëzuar dhe të bëmave të mëdha historike: jo vetëm në kohën luftës mes dy konsujve të mëdhenj të republikës së Romës; të normandëve që kërkonin të dyndeshin drejt Konstantinopojës dhe ku në Devoll u nënshkrua një nga traktatet më të famshme të botës së atëhershme, midis bazileusit Aleks I-rë dhe Bohemondit; gjatë kohës së anzhuinëve të Charles I d’Anjou, që u bë dhe mbret i fisnikëve të mëdhenj shqiptarë, por dhe më pas në kohën e Skënderbeut, e më pas. Në kohën kur Roma ishte forca më e famshme ushtarake e

Në vitin 58 p.e.sonë, ai e kishte lënë me shpejtësi Romën nga frika se mund ta vrisnin njerëzit e Cezarit, meqë ai, duke mbrojtur Senatin romak, si pushtetin më të lartë dhe vendim-marrës, ai e kishte kundërshtuar atë. Kështu Ciceroni kishte lënë familjen e tij dhe fshehurazi kishte gjetur azil në Durrës, në qytetin e ndritur dhe të begatë, ku siç i shkruan në një letër mikut të tij Atticus, në Romë, “unë erdha në Durrahium sepse është një qytet i lirë. Banorët këtu janë të devotshëm ndaj meje”.

Po atë ditë, pra më 25 nëntor të vitit 58 p.e.sonë, Ciceroni i shkruante një letër të dytë mikut të tij, duke qarë hallin e familjes së tij që ishte detyruar ta linte jashtë Romës: “Më vjen keq që gruaja dhe familja po vuajnë për hirin tim dhe se nuk duhet të bijen me dëshpërim…”.

Edhe pse Cezari donte ta bënte Ciceronin për vete, duke i propozuar ta dërgonte si “delegat” (ambasador) diku, Ciceroni nuk kishte pranuar. Ai nuk donte që pushteti i Romës të binte vetëm në dorën e një njeriu. Në Durrës ai ndjehej i sigurtë, siç e shkruan dhe në një letër tjetër dërguar mikut të tij Aristokriti, duke i theksuar se “Këtu në Durrës ndjehem i sigurtë, sepse ky qytet më ka parë si një mbrojtës të tij”.

Durrësi në këtë epokë është një nga pikat më të rrahura të Evropës dhe Ballkanit.

Pikërisht drejt Durrësi zgjatej përmes detit e famëshmja Via Appia që nisej nga Roma. Në Durrës niste vazhdimi i saj, rruga e kalldrëmtë e me pllaka të mëdha guri që quhej Via Egnatia, e cila përshkonte mespërmes Shqipërinë drejt Maqedonisë për tu ngjitur pastaj drejt Konstantinopojës, duke u zgjatur pastaj drejt Orientit të largët.

Ishte padyshim koha e artë e këtij qyteti, e amfiteatrove, odeonëve, termave publike dhe afreskave të mrekullueshme, qytet i artit dhe i kulturës në kulmet e veta, siç dëshmohet sot nga zbulimet arkeologjike jo vetëm në Durrës, Apolloni, Orikum por dhe në qytezat e tjera antike. Kjo ishte gjithashtu dhe koha historisë me “H” të madhe, kohë e bëmave të mëdha. Një vit më vonë, pra në vitin 57, kur Senati votoi që Ciceroni të kthehej në Romë dhe Cezari nuk mund ta luftonte, ndarja e Ciceronit me qytetin dhe prijësit e tij ishte prekëse. Ai do të merrte anijen dhe nga zbritja e tij në Brindizi, gjer në Romë, në të gjitha qytetet që do të kalonte ai do të pritej me brohorima si një triumfator.

Dhjetë vjet më vonë ngjarjet do të ndryshonin. Pas fitoreve të njëpasnjëshme kundër frankëve në veri të Evropës, Cezari u bë po aq legjendar sa dhe prijësi tjetër luftarak i ushtrive të Romës, Pompeu. Ndërsa njëri kthehej nga Perëndimi, tjetri vazhdonte intrigat me senatin romak duke dënuar Cezarin dhe kërkuar që ai të gjykohej sapo të vinte këmbën në Romë.

Por Cezari nuk e shpërndau ushtrinë e tij siç kërkonte senati dhe po marshonte drejt Romës, kur ndërkohë e njoftuan se Pompeu e kishte lënë Romën e ushtrinë e tij, nga frika e një ndeshjeje të pärgjakëshme. Atëherë Cezari, i shoqëruar nga Mark Antoni, pa hyrë në Romë, kërkoi të ndiqte Pompeun, por ku arriti në Brindizi, Pompeu dhe ushtria e tij kishin ikur me anije drejt Ilirisë, Orikumit. Krahas tij, dhe armiku i betuar i Cezarit Calpurnius Bibulus, me 500-600 anije, ishte drejtuar drejt Durrësit. Imagjinoni një çast këtë armadë të madhe prej qindra anijesh, ku qielli mbi Adriatik do ketë qenë nxirrë si asnjëherë tjetër në historinë dy mijëvjeçare të këtyre brigjeve. Kur më 28 nëntor të vitit 49 p.e.sonë, Pompeu zbarkonte në Oricum, qyteti, si dhe qytetet e tjera të Epirit do t’i dorëzoheshin pa luftë.

Në Brindizi, Cezari po ndërtonte anije të reja për të nisur sulmin në Iliri kundër Pompeut. Roma nuk mund të drejtohej tashmë nga dy konsuj por vetëm nga një. Ushtria e Pompeut, prej 50 mijë ushtarësh, të organizuar në 6 legjione të mëdha, do të shkonin gjer në Verria (pranë Kosturit) dhe do të ktheheshin drejt Durrësit për tu bashkuar me trupat e komandantit dhe besnikut të tij Bibulus, i cili kishte ngritur shtabin ushtarak në Durrës.

Këtë përshkrim na e japin librat e kohës si dhe një jetëshkrim për Jul Cezarin nga historiani francez Robert Etienne në librin e tij Jules César.

Ndërkohë që anijet e Bibulus vigjëlonin në brigjet shqiptare për një sulm të mundshëm të Cezarit, ushtria e rëndë e Pompeut i afrohej Durrësit që shumë shpejt do të kthehej në një fushëbetejë të madhe. Dhe ja, nuk vonoi, anijet e para të Cezarit do të dukeshin pranë brigjeve shqiptare, por duke qënë më të shumta në numur, anijet e Bibulus do ti shkatërronin ato. Një pjesë e anijeve të Cezarit, të komanduara nga Marcus Antonius (Mark Antoni), pas një deti të tmerrshëm, do të mund të zbarkonin në Shëngjin.

Por Cezari, edhe pse me një betejë të parë të humbur, nuk do ta humbte besimin në forcat dhe strategjinë e tij. Kësaj rradhe, duke mbledhur anije më të shumta, ai do të mund të zbarkonte në brigjet e Adriatikut, jo larg Apollonisë. Kur Cezari zbarkon në tokën shqiptare ai nuk ndodhet shumë larg nga formacionet luftarake të Pompeut. Në librin César, të historianit tjetër francez Christian Meier, shkruhet se për vështirësitë ekonomike taktikën e tij, Cezarit i propozon Pompeut të bëjnë paqe dhe ai ta shpërndajë ushtrinë e tij. Në pranverë, përfaqësuesi i tij Publius Vatinius kishte shkuar në kampin e Pompeut pranë Durrësit dhe ishte takuar me përfaqësuesin e tij Labienus, për ti propozuar paqen, por Pompeu s’kishte dënjuar të dëgjonte për këtë kërkesë.

Ndërkohë që Labienus i thoshte përfaqësuesit tjetër se “Ne do të bëjmë paqe kur ju të sillni kokën e Cezarit”, pikërisht atëherë trupat e Pompeut kishin sulmuar mbi kampin e Cezarit. Tashmë ishte vendosur përfundimisht: duhej luftuar. Çdo të ndodhte më tej?…Në fakt, Pompeu disa herë tentoi të sulmonte, por ai gjithnjë mendonte se një gabim ndaj Cezarit mund ti kushtonte shtrenjtë. Prandaj ai mendoi se më mirë, do të ishte që ai ta detyronte atë të nënshtrohej përmes urisë. Ja pse ai vendosi të kontrollonte brigjet e detit Adriatik që asnjë ndihmë ushqimore mos ti vinte ushtrisë së tij.

Ndërkohë, Cezari priste me padurim trupa të freskëta që ti vinin nga Brindizi. Ai e dinte se me aq ushtarë vështirë se do të mund ta shpartallonte armikun e tij. Mark Antoni nuk po dukej ende dhe duke dyshuar tek ai, i veshur si skllav, me një anije të vogël dhe disa besnikë të tij ai u nis drejt Brindizit. Legjenda apo historia tregon se kur ishte në mes të detit dhe anijen e kishte zënë furtuna, ai që drejtonte anijen donte të kthehej, por Cezari i kishte ndërhyrë “Ke frikë? A nuk e di se ti ke në anije vetë Cezarin dhe fatin tënd?!”.

Por siç thonë romakët “Fortes fortuna adjuvat”, pra “të fortët i ndih fati”. Pasi organizoi trupa të freskëta në Brindizi, Cezari u kthye sërrish në prill të vitit 48 p.e.sonë me 11 legjione dhe 1500 kalorës. Megjithatë, ushtria e Pompeut ishte gati dy here më e madhe. Pikërisht në këtë kohë, Cezari tentoi një ndërmarrje të rrezikshme. Duke shfrytëzuar natën dhe duke bërë një inkursion pas shpinës së kampit të Pompeut, ai arriti që me pak forca ta ndajë Pompeun nga qyteti i Durrësit, ku ai kishte gjithë rezervat luftarake dhe ushqimore.

Atëherë trupat e Pompeut u ngjitën në kodër, me shpresë që nga deti tu vinin ndihma. Dhe meqë s’kishte me grurë, legjionaret romake filluan nga plaçkitjet e fshatrave përreth. Në kushte dëshpëruese, Cezari mendoi atëherë një taktikë akoma me të guximëshme: ai sulmoi dhe pushtoi shumë kodrina të vogla rreth Pompeut dhe kampit të tij. Duke e rrethuar, tashmë Cezari mendoi ti japë një goditje përfundimtare. Gjenerali i famshëm romak, i njohur për përdorimin e tij të shpatës, tashmë ishte i rrethuar nga një ushtri më e vogël se e tij.

Gjendja në kampin e Pompeut është dëshpëruese: mijra të vrarë dhe kufoma kuajsh tëdergjur në tokë. Puset kanë shteruar. Cezari i ka prerë të gjitha rrjedhat e ujrave nga mund të furnizoheshin. Qyteti i Durrësit vuante nga uria. Ndërkohë Pompeu tentoi disa herë të çajë rrethimin. Nuk kaluan shumë ditë (jemi në maj-qershor të vitit 48 p.e.sonë), kur dy frankë (që Cezari i kishte marrë me vete në kohën e fushatës në tokën e frankëve), kishin kaluar në anën e armikut dhe i treguan Pompeut mbi gjendjen e forcave të Cezarit, mënyrën se si luftonte ai, si dhe pikat më të dobëta të pozicioneve të tij. Pikërisht atëherë, Pompeu organizoi një kundërsulm me 36 mijë ushtarë që do sulmonin në pikën më të dobët të Cezarit.

Dhe ashtu do të ndodhte. Përballë këtij sulmi të befasishëm, ushtarët e Cezarit filluan të shpëndahen dhe Pompeu i ndoqi ata gjer afër shtabit ku ndodhej Cezari. Por ndërkohë Mark Antoni me legjionet e tij do të mund ta ndalte furinë e Pompeut me kalorësinë e tij.

Sidoqoftë rrethimi ishte çarë. Cezarit i duhej të bënte fortifikime të reja. Në një sulm që bëri për të mbyllur rrethimin, Cezari do të linte në fushën e betejës 900 ushtarë dhe 200 kalorës. Toka përreth Durrësit vinte erë veçse kufoma. Gjendja ishte dëshpëruese. Ushtarët ishin të lodhur. Shumica vuanin nga sëmundjet e moçaleve përreth. Në kampin e Pompeut festohej fitorja. Tashmë Cezari e kishte vendosur shtabin e tij në Apolloni. Ai kërkonte të fitonte kohë dhe që të plagosurit të mjekonin plagët.

Por tashmë mendonte ti ndryshonte planet e tij. Duhej ta tërhiqte kundërshtarin e tij në thellësi të maleve. Ky do të ishte dhe fundi i përballjes midis këtyre të dy gjeneralëve të mëdhenj të Romës. Pak kohë më vonë, Cezari do të ngrinte kampin, duke marrë drejt Via Egnatia-s për në Thesali. Trupat e tij linin pas një shkatërrim të madh, çka do të vihej re në qytetin e Apollonisë, dhe në rrethinat e kësaj fushëbeteje. Pas largimit të Cezarit, do të largohej nga Shqipëria dhe Pompeu. Ai do të shkonte drejt Orientit përmes Maqedonisë.

Dy ushtritë do të përballen më së fundi në Farsale në 9 gusht të vitit 48 p.e.sonë. Pompeu kishte një ushtri prej 47 mijë ushtarësh, ndërsa Cezari 22 mijë. Kavaleria e Pompeut ishte 7 herë më e madhe se ajo e Cezarit. Por pikërisht ai që do të sulmonte, do të ishte Cezari. Lufta ishte e përgjakëshme. Të nesërmen, pjesa tjetër e ushtrisë së Pompeut në Farsale të Maqedonisë u dorëzua. Cezari e ndoqi Pompeun gjer tutje, drejt Aleksandrisë. Por kur mbriti në atë qytet, ku do të njihej dhe me Kleopatrën, e njoftuan se Pompeun e kishin vrarë.

Nga Aleksandria, ai do ti shkruante Senatit romak: “Ja, tani, unë jam zot i Efezit, zot i Egjiptit, “diktator” i Romës dhe zot i botës!”

Do të kalonin vite dhe pas kulmit të pushtetit të tij, kur Romën e bëri akoma më të fuqishme, duke lënë pas vetes shprehjen e famshme “Veni, vidi, vinci” (Erdha, pashë fitova!), pikërisht kur ylli i tij po venitej dhe Jul Cezar ishte një plak që po linte politikën, në ato momente ai do të vritej me thika nga senatorët remake ku goditjen e fundit ia dha senatori Marcu Junius Brutus, biri i të dashurës së dikurshme të tij…”Edhe ti Brutus?”… – do të ishin fjalët e fundit të tij.

E habitshme, por jo shumë shqiptarë e dinë se ai që vrau Cezarin, disa vite i ka kaluar në Durrës dhe Apolloni. Dhe jo vetëm ai, por dhe figura të tjera romakësh të mëdhenj. Interesante janë të dhënat e një prej studjuesve më të njohur të epokës romake, shkrimtares australiane Collen Mc Cullugh, autore e shumë librave të kësaj kohe, mes të cilave Cesar et Cléopatre. Ajo shkruan për Mark Antonin e Brutus dhe itineraret e tyre që i çojnë drejt Apollonisë.

Pas vrasjes së Cezarit, Mark Antoni e kishte ndjekur Brutus-in drejt jugut të Italisë, nga ku ai kishte zbritur me një trupë të vogël dhe që andej ishte hedhur në Durrës. Kur erdhi në Durrës, Mark Brutus e vendosi kampin e tij ushtarak pikërisht në fortifikimet që kishte ngritur më pare Pompeu gjatë rrethimit të tij nga Cezari. Në Petra (midis Durrësit dhe Apollonisë), ishte ndërkohë kampi ushtarak i Publius Vatinius dhe nuk vonoi që ai t’ia mbathte për në veri të Ilirisë, me sa duket drejt bregut dalmat.

Disa legjionarë e njoftuan Brutus-in për këtë. Trupat e lëna nga Vatinius u bashkuan me të duke formuar kështu një ushtri prej 3 legjionesh. Duke e ndjerë veten të fuqishëm, Brutus i shkroi bankierit të njohur Caius Flavius Hemicillus, atij që në kohën e Pompeut kishte qënë “praefectus fabrum”, që ta financonte në luftën e tij për tu kthyer përsëri në pushtet në Romë. Në pritje, Brutus shkoi në Apolloni, ku në atë kohë qëndronte si guvernator Caius Antonius.

Por kur Leutulus Spinther, meqë urrente Mark Antonin, paratë e mbledhura si taksa në Siri ia dha Brutus-it dhe jo Mark Antonit, shumë shpejt Brutus do të shtinte në dorë jo vetëm trojet Ilirike, por dhe Kretën e Cirinajkën. Çuditërisht, me të u bashkuan dhe Epiri, Greqia dhe Thraka perëndimore. Meqë Ciceroni kishte djalin e tij ushtar në trupat e Brutus, i shkroi atij që të kthehej në Romë për tu ngjitur në pushtet, por ai preferoi të ruajë nën kontroll “Via Egnatia”-n. Pikërisht në këtë kohë, një letër që i erdhi nga Roma, nga nëna e tij Servilia, e njoftoi për vdekjen e gruas së tij Porcia. E dëshpëruar, ajo kishte refuzuar të hante. Njerëzit e familjes e kishin lidhur pas një karrige për ta ushqyer me zor. Por një ditë ajo kishte ngrënë thëngjij të ndezur dhe kishte vdekur. Një vdekje e tmerrshme.

Pasi u kthye në Apolloni, ku kishte vendosur një legjion të tij, më së fundi ai mendoi fillimisht të merrte rrugën drejt Romës. Por i dëshpëruar siç ishte, a ii kërkoi shokut të tij Straton, me të cilin dikur kishte studjuar retorikën që të vriste. Dhe ishte vrarë nga shpata e tij.

Ngjarje të tilla që lidhen me trojet shqiptare janë të shumta në historinë tonë dhe sigurisht është mirë që ato të gjejnë sërrish gjëmimet, ehot dhe hiret e tyre të dikurshme në letërsinë tone të re.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

22 hours ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

24 hours ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

1 day ago

Soft Skills: Aftësitë që na ndihmojnë të jemi të suksesshëm në punë dhe jetë

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…

2 days ago

Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

  Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…

2 days ago