1. Lehtëson lubrifikimin e motorit.
Imagjinoni të gjitha pjesët lëvizëse, pistonat, valvulat dhe pjesët e tjera të motorit që lëvizin me ritme të shpejta nën kapakun e një makine. Këta përbërës krijojnë nxehtësi dhe konsumojnë motorin në mënyrë dramatike nëse nuk e kanë sasinë apo kualitetin e duhur të vajit. Sigurohuni t’i referoheni manualit të automjetit për të parë se cfarë lloji dhe sasie e vajit rekomandohet që gjithcka të funksionoj si duhet./
2.Ftohë pjesët e motorit.
Pjesët e lëvizshme që nuk kanë lubrifikim të duhur krijojnë fërkime, të cilat krijojnë nxehtësi. Ruajtja e sasive të pastra dhe të mjaftueshme të naftës është zgjidhja e përkryer për të parandaluar shumë fërkime dhe ngrohje të tepruar të motorit.
3.Heq grimcat dhe papastertitë nga motori
Grimcat e ndotura janë vdekjeprurëse për motorët. Me kalimin e kohës, papastërtia mund të shkaktojë korrozioni dhe të zvogëlojë jetën e një motori. Gjithashtu me kalimin e kohës, vaj shkrihet dhe kthehet në “llum”. Qëllimi është që ta mbani motorin të pastër per ti lejuar proceset e tjera në mënyrë që automjeti të funksionoj si duhet.
4.Zvogëlon konsumimin e karburantit.
Lubrifikimi i dobët i motorrit mund të çojë në rritjen e konsumit të karburantit, prandaj sigurohuni që të ketë vaj të mjaftueshëm të pastër në motor.
5.Rritet jetëgjatësia e automjetit tuaj.
Një motor që punon shumë vështirë do të përfundojë duke pasur më shumë probleme në rrugë, prandaj kujdesuni me kohë që ti shmangeni cdo pengese./
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…