Një fjalim i rrallë i Fan Nolit i mbajtur në takimin e shoqërisë Vatra në SHBA në 1963.
Fjalimi shoqërohet me imazhe nga dokumentari ‘Krah për Krah’ (1964, I/2-156) me regji të Endri Kekos & Ho Y Shen, operatorë: Jani Nano & Uan De Cen, si dhe nga dokumentari ‘Noli ynë’ (1983, I/2-888) dhe regji të Todi Bozi me operator Faruk Bashën.
“Ne nuk e inventuam, nuk e çpikmë patriotizmën shqiptare, e gjetëm. E vetmja gjë që bëmë, është që atë patriotizmë që ekzistonte midis shqiptarëve u përpoqmë t‘a organizojmë, t‘a kanalizojmë. Tashi, arësyeja për të cilën na vajti puna mbarë, ishte se kishim një popull me të vërtetë i cili e deshte Shqipërinë. Edhe një popull i cili, jo vetëm kishte patriotizmë, virtytin e patriotizmës, por kishte edhe disa virtyte të tjera, nga të cilat do të numëronj vetëm një, të cilën na e kanë thënë që të gjithë të huajt të cilët kanë vizituar Shqipërinë. Kur hyri Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, përfaqësonjësi i Hindit Muhamed Aliu, u bëri këtë lëvdatë shqiptarëve: Sot, tha, bëmë punën më të bukur që qasmë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Ky është i vetmi vend në këtë botë i cili ka një shumicë muhamedane edhe na dërgon këtu si përfaqësonjës një peshkop ortodoks”, thotë mendimtari, teologu dhe politikani Fan Noli.
Pyetja se ku ndodhen gjurmët më të vjetra të njerëzimit varet nga mënyra…
Në një kohë kur çdo artikull në faturën tuaj rritet pa paralajmërim, ideja…
Helleborusi është shumëvjeçar, rezistent dhe kërkon pak mirëmbajtje, por nuk e pëlqen transplantimin…
Skanimi i trupit, frymëmarrja, vizualizimi, mirënjohja dhe tokëzimi mund ta largojnë vëmendjen nga…
Bananet janë një ushqim tepër popullor në çdo vend ku ju shkoni. …
Me mbërritjen e ditëve më të ftohta vjen edhe përgatitja e bimëve për…