<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur duhet pirë qumështi, në mëngjes apo mbrëmje?

Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.

Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bylmetit, shkruan “AgroWeb”.

Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara, transmeton lajmi.net.

Proteinat

Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm.

Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.

Aktiviteti Fizik

Nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalçium.

Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalçium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.

Nepsi

Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.

Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.

Pagjumësia

Nëse keni probleme me gjumin, atëherë në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë.

Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.

Çlodhja

Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje.

Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.

Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.

Tretja

Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë.

Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin.

Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.

Disa Këshilla Për Qumështin

Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij.

Gjatë zierjes së qumështit përzieni atë rregullisht me lugë druri.

Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.

Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e rradhës.

Qumështi duhet ngrohur ose zier në sobë dhe jo në mikrovalë.

postbck postbck

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

16 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

16 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

2 days ago